Në vend të urimit:për Mësuesin në 7 Mars

Në vend të urimit:

– Këshilla sarkastike
– për Mësuesin në 7 MarsStrugaLajmStrugaLajm

Urime festën e ABC-së mësues i ndëruar me kollare të deformuar dhe libra të stërvjetruara që mbajte ndër sqetull tërë jetën derisa u plake.
– Kush ta ka fajin o mësues plak për gabimet dhe “mëkatet” që ke bërë?!…
Po t’i kujtoj disa:
– Ti që ato pak para, për të cilat punove si kau për kashtë, i harxhoje për libra;
– Ti që ndejte në fund të klasës me shkumës në dorë, duke “llomotitur marëzira”, zbraze kokën tënde dhe mbushe ato të nxënësve tu,- korr tani atë që mbolle!
– Ti fale nota kaluese dhe nxorre filozofë me diploma, që parakalojnë pran teje me veshjet e blera në perëndim, duke fluturuar meridianëve me aeroplanë, përderisa ti i di nga harta gjeografike, pa i vizituar asnjëherë.
– Gëzohu me shtëpinë tënde “kasollë e ftoftë” e Migjenit, vizavi asaj të Xhaxha Tomit nga lektyra shkollore që ua mësoje nxenësve ndër vite.
– Kërko shërim pa participim nga sëmundjet dhe pesha e viteve që tw rëndojnë mbi shpinë, nga mjekët që nxorre ti dhe krenohu me ta,- lum që i kemi disa,- sado që na duhen më shumë.
– Ti që e dije më së miri përrallën e ujit me gomarin, pse hedh votën në kutinë e gabuar: majtas – ftoh gomarin, djathtas ngroh – nxen veshëgjatin, as asndej e as këndej me ujnin e vaktë që as ngroh as ftoh, – përsëri gabim i dashuri mësues.
– Ti që më mirë se çdokush e di kuptimin e fjalës demagogji, ç’kërkon të shprehësh mëndimin kundër premtimeve boshe, kur e di se me fjalë nuk shembet shtëpia?!…
– Ti që e di sikurse edhe “imami” se me sharje nuk lindin fëmijët, pse i kundërvihesh përallës që flet se foshnjet na i sjell lejleku dhe dërdëllisjeve të liderëve – sulltanë, për “të mirat” që do na i sjellin kur të ulen ne fron, duke vënë veten “në rrezik”, për një pagë “modeste” në të mirën tonë?!…
– Kush ta ka fajin që kaq shumë ka ndryshuar politika e ti s’je në gjendje të dallosh gënjeshtrat e mira nga genjeshtrat e pështira!
– Pse nxjerr zë kur të ka ikur koha e këndimit, duke e ditur se ndër ne mëzi ka dalur prore para pelës?!…
– Si s’të vjen turp të flasësh para “filozofëve” që nxorre me dyshat e falura pa asnjë interes material, ndërsa vet mbete një përsëritës i përjetshëm me libër në dorë, që kurrë s’e kalove klasën deri në pensionim?!…
– Kush ta ka fajin… a s’më thua? Më mirë të del heshtja kur s’ke gjë për të thënë, kur s’të dëgjon kush, as të mba shpina dajakun që mund të hash nga të fuqishmit për padëgjueshmëri?!…
– Bëj koleksion librash të deformuara nga përdorimi si një bashkë kohanik me ta – pasuria jote e vetme në vend të pallatit dhe pensionit mizerabël me rrudhat në ballë, trurin e “ajrosur” në kokën e zbardhur, këmbët e shtrembëruara, këmishën e deformuar, sy të zgurdulluar e dhembë të rralluar!
– Mos dil pedonaleve e mos u ul kafeneve se shëmton mjedisin e të rinjve;
– Kaq sa për sot, – në ditën tënde i dashuri Mësues. Po s’vure mend, provo të këshillosh rininë dhe pasardhësit (qoftë edhe të familjes tënde të ngushtë) për të ndjekur rrugën tënde “të gabuar”. Mëkati s’të falet kurrë as këtu e as në botën tjetër për rrugën që trasove.
– P.S.
Më fal o lexues i vëmendshëm, isha me tension, ndaj dhe u nxitova pak, ndjesë dhe për moshën, kaq na e “pret” rradakja. Merr atë që të pëlqeu nga ky shkrim siç vjershëron Noli ynë i pa përsëritshëm. Mbetem me shpresë se dikush do të më demantojë duke më korrigjuar për pasaktësi. Sa do të doja!!…
– Sa do të doja të gjej një mësues të mençur, që mësimi i tij të jetë i përjetshëm si Atdheu. Ku ta gjej?!
Me respekt o Mësues, që të trazova shpritin në këtë dite feste.StrugaLajm

Më ndje! Tahir Hoda më 7 Mars.


Loading...
loading...