Në xhaminë e Frëngovës u kremtua ditëlindja e Pejgamberit Muhammedit a.s


Në një ceremoni solemne në xhaminë e Frëngovës u kremtua ditëlindja e Muhammedit a.s. Programi filloi me një ligjëratë të cilin e mbajti imami i xhamisë i cili shpjegoi se duhet çdo besimtar të manifestoj këtë natë për këtë figurë i cili la gjurmë të thella në historinë njerëzore në përgjithësi e në historinë Islame në veçanti, për një njeri të cilit në gjitha fazat zhvillimore të jetës së tij i ndodhën mrekulli të shumta duke filluar edhe para lindjes së tij, në momentet e lindjes, fëmijërinë, rininë, jetën bashkëshortore, profestësinë e deri në vdekje. Poashtu imami i xhamisë elaboroi manifestimin e Mevludit që nga zanafilla e tij e deri te manifestimi i Mevludit tek Shqiptarët, i cili ka luajtur rol konstruktivë në kultivimin e jetës fetare.
Në fund të lugjëratës imami uroj të gjithë besimtarët Islam për këtë natë madhështore duke i këshilluar të pranishmit të marrim model jete mësimt e Pejgamberit tonë.
Më pas programi vazhdoi me këndimin e mevludit tradicional. Pas përfundimit të manifestimit të gjithë të pranishmit u gostitën me një darkë. Kjo natë vazhdoi edhe me shpërndarjen e disa ndihmave për disa familje nevojtare po nga fshati Frëngovë.StrugaLajm


StrugaLajm

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...