Në Zvicër,me ndihmën e qenit nuhatës, arrestohen dy persona nga Maqedonia

Pasditen e së dielës më 6 maj 2018, është zbuluar një tentativë e vjedhjes së bakrit në një firmë zvicerane, në rrugën “Dammweg” në Pratteln BL. Me ndihmën e qenit nuhatës Gio, plaçkitësi i dyshuar është arrestuar.

Pak pas orës 13.45, një dëshmitar rasti është lajmëruar në stacionin policcor në Basel-Landschaft, me informatën se dy persona të dyshuar gjenden në afërsi të një firme në “Dammweg” të Prattelnit. Policia menjëherë ka shkuar në vendngjarje dhe ka hasur në një person i cili ka dashur të arratiset, thuhet në një komunikatë të policisë, përcjell Albinfo.ch. Gjatë intervenimit të saj, me ndihmën e qenit nuhatës Gio-Gordon, është mundësuar arrestimi i shtetasit 33-vjeçar maqedonas.StrugaLajm

Një person tjetër, një shtetas 42-vjeçar maqedonas, ka mundur të arratiset, por pas një kohe të shkurtër është arrestuar nga Policia Kantonale e Solothurnit.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...