Në shkollë do të regjistrohen vetëm fëmijët e vaksinuar

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe përsëriti se nuk heq dorë nga vendimi që në shkollë të regjistrohen vetëm fëmijët e vaksinuar. Ai tha se vendimi përfundimtar do të dihet të hënën, pas takimit që do të zhvillojë me Ministrinë e Arsimit, Arbër Ademi dhe të Drejtësisë, Renata Deskovska. Filipçe tha se vetëm në këtë mënyrë do ti jepet fund gjendjes momentale me epideminë e fruthit, shkruan Alsat M, transmeton gazeta Koha.

“Qëndrimi i paqartë vjen nga kontradiktat në vet ligjin sipas të cilit arsimi fillor është obligueshëm, megjithatë gjatë regjistrimit është e obligueshme që prindërit ta paraqesin edhe kartonin e vaksinal. Ne kemi caktuar takim gjatë kësaj fundjave, me qëllim që të hënën përfundimisht të sqarohet kjo çështje dhe të dalim me qëndrim të harmonizuar, do të kemi edhe ekspert të drejtës kushtetuese. Kemi konsultuar edhe ministren e Drejtësisë e cila është ekspert e lartë në këtë fushë. Mbetemi në qëndrimin që të regjistrohen vetëm fëmijë të vaksinuar, kjo është mënyra e vetme fillimisht ti jepet fund kësaj epidemie dhe në të ardhmen mos të na ndodhin ngjarje të këtilla”.- theksoi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë”.

Filipçe githashtu tha se në gjendje kritike nga epidemia e fruthit vazhdojnë të mbeten dy pacientë në Klinikën Infektive ku gjithësejt të shtruar janë 30 persona. Këto komente ai i bëri me rastin e shënimit të 12 Majit, ditës së Infermiereve ku u ndanë mirënjohje për infermieret më humane dhe të zelshme. Me këtë rast Filipçe paralajmëroi se pas përmbylljes së procesit të zgjedhjeve presidenciale do të vazhdojnë me punësimin e infermiereve dhe mjekëve të rinjë, përmirsimin e kushteve për punë dhe rritjen e pagave dhe kujdestarive. E gjithë kjo me qëllim parandalimin e ikjes së tyre jashtë vendit për punë dhe paga më të mira.

In : Aktuale

Loading...
loading...