Reklamo ketu!

Nefi Useinit këshilltarit të BDI-së në Ohër i anulohen tenderët!

Bordi Drejtues i NP “Komunalja Ohër” në seancën e cila është mbajtur sot ka miratuar vendim që të shfuqizohen marrëveshjet me kompaninë NIFI IK të Nefi Useinit, këshilltar i BDI-së në Këshillin e Komunës së Ohrit. Si arsye është theksuar konflikti i interesit, njofton Meta.

Vendimi është miratuar pas rekomandimit të Komisionit për Parandalim të Korrupsionit dhe mendimit që e dërgoi deri te Komuna e Ohrit se komuna nuk mundet të hyjë në marrëdhënie biznesi me ndërmarrje, në të cilën pronar është anëtari i Këshillit është është në pronësi të personave të tij të afërt. Antikorrupsioni, dje ka hapur edhe lëndë për picerinë te Çinari, e cila llogaritet si ndërtim i egër.

Me ndërmarrjen NIFI IK, NP “Komunalja e Ohrit” ka nënshkruar gjithsej tre marrëveshje.

“Njëra është për furnizim me materiale ndërtimore, tjetra është për mirëmbajtjen e deponisë Bukovë dhe e treta që nuk ka filluar të realizohet, është që të shfrytëzohet një automjet për prerjen e drunjve të rrezikshëm”, thotë drejtori i “Komunalja Ohër”, Lupço Grdanoski.

Sipas Grdanoskit, më problematike për NP-në është shfuqizimi i marrëveshjes për mirëmbajtjen e deponisë Bukovë, e cila ka vlerë prej 47.000 euro.

“Për ne problem më të madh paraqet tenderi për mirëmbajtjen e deponisë Bukovë pasi që gjendemi në kulm të sezonit, kur nevojitet që çdo ditë të mirëmbahet deponia, duhet të asgjësohen mbeturinat. Në periudhën e ardhshme shpresojmë që me mekanizmat tonë do të arrijmë që ta mirëmbajmë deponinë deri në zgjedhjen e ndërmarrjes s ëre”, sqaron drejtori i “Komunalja e Ohrit”.

Menjëherë do të fillojë procedura për tender të ri, që duhet të zgjatë së paku një muaj e gjysmë, thotë Grdanoski.

Përndryshe, Komisioni dje hapi lëndë për ndërtimin e egër te Çinari, terracën e objektit hotelierik të këshilltarit të BDI-së. Nga Antikorrupsioni informojnë se lënda shqyrtohet dhe se sapo të mbarojë, konkluzioni i lëndës do t’i dorëzohet Komunës.

Përveç kësaj, Useini është edhe lëndë e interesit të MPB-së, nën dyshimin se më 29 korrik e ka sulmuar profesorin Iljaz Iljazi, për shkak të një kontesti rreth kyçjes së paligjshme në rrjetin e ujësjellësit.

Në korrik, Këshilli i Komunës së Ohrit e ka ndaluar seancën e saj të 28-të për shkak se Useini fizikisht e ka sulmuar kolegun e tij nga Lëvizja BESA, Xhemail Mena.