Nëna dhe djali mashtrohen për punë në Gjermani

Nëna dhe djali nga Pallatica e Tetovës kanë lajmëruar në policinë lokale se janë mashtruar nga një 34 vjeçar nga fshati fqinj Trebosh. Ata në deklaratën e tyre kanë thënë se kishin paguar mbi 1400 euro, pasi që mashtruesi u kishte premtuar se do t’iu gjente punë në Gjermani.

Ai në disa raste kishte arritur që ti zhvas para, por më pas nëna dhe djali kanë hasur se po mashtrohen. Policia e Tetovës ka vepruar në rastin në fjalë. Zëdhënësi i SPB-së në Tetovë, Marjan Josifovski theksoi se bëhet fjalë për SH.N, 62 vjeç dhe Q.N ,35 vjeç nga Pallatica të cilët kanë denoncuar A.K, 34 vjeç nga Treboshi, për shkak se në disa raste i ka mashtruar dhe i ka dëmtuar për rreth 1400 euro. “Po ndërmerren të gjitha masat për zbardhjen e plotë të këtij rasti”, theksoi Josifovski. StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...