Nesër fillon kthimi i qytetarëve të ndodhur jashtë vendit

Gjithsej 5.250 qytetarë të Maqedonisë së Veriut të ndodhur jashtë vendit i janë përgjigjur thirrjes së MPJ-së, që zgjati deri më 22 mars në orën 18:00, për kthim të organizuar në vend. Prej tyre, 2.900 qytetarë janë deklaruar se dëshirojnë të kthehen dhe pranojnë detyrimisht të kthehen dhe pranojnë detyrimisht të shkojnë në karantinë shtetërore dhe ta paguajnë çmimin e biletës së aeroplanit, informoi sekretari shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Zoran Popov, njofton MIA, transmeton Portalb.mk.

Në deklaratë për TV Telma, Popov paralajmëroi se nesër në mesditë do të realizohen dy fluturimet e para çarter – deri në Zagreb dhe deri në La Valeta në Maltë.

“Dje në mëngjes, Sekretariati i përgjithshëm i Qeverisë u bëri thirrje publike aero-kompanive dhe tur-operatorëve në Maqedoninë e Veriut me kusht të vetëm, çmimin më të ulët të biletës. Për dy fluturimet e para tenderin e fitoi kompania Wizz Air. Çmimi i biletës do të varet nga kapaciteti i aeroplanit dhe mbushja e tij. Çmimi i fituar pas thirrjes publike ndahet me numrin e udhëtarëve në aeroplan. Për Zagreb kemi Airbus me 230 ulëse, deri tani janë paraqitur 226 qytetarë, ndërsa për La Valeta kemi 147, Airbus320 me 180 ulëse”, deklaroi Popov.

Pjesa më e madhe e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut të ndodhur janë në Evropë, por ka edhe në vendet tejoqeanike.

Të gjithë qytetarët që do të kthehen, pa përjashtim, do të shkojnë menjëherë në karantinë dhe për atë janë dakorduar.

Loading...
loading...











Loading…


loading…