Nevoja për një standardizim (unifikim) të ligjërimit fetar

Edhe gjeografia dhe diversiteti fisnor e etnik i muslimanëve para më shumë se 1000 vjetëve, ishte një ombrellë e mjaftueshme që kapërthente brenda vetes të gjitha këto (katër) shkolla juridike, me të gjitha nuancat dhe divergjencat e mundshme të tyre. Tani, në rrethanat tona, në një gjeografi kaq të ngushtë, pa ndonjë diversitet të theksuar etnik, cili është funksioni dhe kapaciteti absorbues i gjithë këtyre shkollave juridike dhe a mund të bëhet një standardizim (unifikim) i normave e rregullave juridike islame, duke marrë prej të gjithave vlerat më fundamentale, brenda një program unik, i cili do t’iu shërbente teologëve të ndryshëm ta interpretojnë Islamin pa patur nevojë të na japin interpretime të ndryshme

Nga Emin AZEMI

Nuk janë raste të rralla kur xhamitë në Maqedoni, Kosovë, por edhe në Shqipëri, janë shndërruar në vatra konflikti në mes të besimtarëve. Ndodhë që një grup i tyre të bojkotojë imamin e emëruar nga autoritetet zyrtare fetare, kurse grupi tjetër ta pranojë.

Para dy vjetësh kishte ndodhur një ngjarje aspak e këndshme në një xhami të Gjilanit. Xhemati i kësaj xhamie ishin konfrontuar fizikisht dhe ishte dashur ndërhyrja e besimtarëve të tjerë për t’i ndarë, kurse policia kishte arrestuar dy nga ta.

Shkak i konfliktit në xhaminë e Gjilanit kishte qenë falja e vakteve në mënyrë të ndarë – pasi grupi i parë përfundon namazin, duhet të hyjë grupi tjetër. Dhe do të ishte gjithçka e tolerueshme, siç thonë besimtarët, sikur konflikti të mos ishte fizik si pasojë e refuzimit të imamit të kësaj xhamie që t’i përshtatet traditës fetare. Në sheriatin islam, janë tri veprime që janë bërë pas vdekjes së Profetit Muhamed: Tubimi i Kur’anit në një vend ( në Mus’haf ), grumbullimi dhe shkrimi i haditheve në libra (edhe pse Profeti Muhamed e kishte ndaluar shkrimin e haditheve gjatë jetës së tij), dhe themelimi i medh’hebeve (shkollave juridike), që janë katër – Hanefij, Malikij, Shafi’ij dhe HanbelijStrugaLajmStrugaLajm

Sikundër dihet, këto shkolla juridike nuk kanë ekzistuar në kohën e Profetit Muhamed dhe as në kohën e sahabëve (shokëve të tij), sepse besimtarët në atë kohë për cdo çështje i drejtoheshin vet Profetit, kurse pas vdekjes së tij sahabëve. Mirëpo me kalimin e kohës, Islami filloi ti zgjerojë kufijtë e tij edhe jashtë siujdhesës Arabike. Popuj e fise të ndryshme filluan t’i adaptohen doktrinës së këtij religjioni, mirëpo ky proces nuk kaloi pa probleme dhe për pasojë lindi nevoja e formimit të shkollave juridike, si përgjigje ndaj çështjeve e dilemave që nuk ishin të precizuara në Kur’an. Zakonisht këto dilema ndërlidheshin për çështje dytësore e jo thelbësore, por që shkaktonin konfuzion dhe përplasje të shumta mendimesh e qëndrimesh.

Dijetarët e ndryshëm islamë kanë pajtueshmëri të plotë në mes tyre kur konstatojnë se shkollat juridike (Medh-hebet) janë sikurse një pemë me katër degë të cilat ushqimin e tyre e marrin nga një rrënjë,dhe rrjedhimisht argumentet dhe fetvat e tyre i marrin nga të njëjtat rrënjë apo nga një burim, dhe ai burim është Kur’ani dhe hadithet e Profetit Muhamed.StrugaLajm

Nëse me shkollat juridike nënkuptohet shumësia e dallimeve që kishin dijetarët në kuptimin e çështjeve të sheriatit, të cilat nuk kishin argumente të prera nga Kurani apo hadithi, por në përmbajtjen e tyre mund të kishte më tepër se një kuptim, atëherë shtrohet një pyetje shumë esenciale që i përket rrethanave tona: Sa këto shkolla juridike mund të jenë burim konfliktesh e përçarjesh, nëse hoxhallarë të ndryshëm, të shkolluar në vende të ndryshme arabe, për një çështje të caktuar japin më shumë interpretime. Kjo aq më tepër kur divergjencat apo mospajtimet janë baza kryesore e shkollave juridike islame, e që nuk kanë të bëjnë aspak me bazat e besimit islam, por vetëm me legjislaturën, apo praktikën e saj në jetën e përditshme.

Rrethanat historike, sociale e psikologjike kur u themeluan këto shkolla juridike shpijnë në arsyeshmërinë logjike të ekzistimit të tyre për të ruajtur unitetin brendafetar të myslimanëve para më shumë se 1000 vjetëve. Por edhe gjeografia dhe diversiteti fisnor e etnik i muslimanëve para më shumë se 1000 vjetëve, ishte një ombrellë e mjaftueshme që kapërthente brenda vetes të gjitha këto shkolla juridike, me të gjitha nuancat dhe divergjencat e mundshme të tyre.

Tani, në rrethanat tona, në një gjeografi kaq të ngushtë, pa ndonjë diversitet etnik, cili është funksioni dhe kapaciteti absorbues i gjithë këtyre shkollave juridike dhe a mund të bëhet një standardizim (unifikim) i normave e rregullave juridike islame, duke marrë prej të gjithave vlerat më fundamentale, brenda një program unik, i cili do t’iu shërbente teologëve të ndryshëm ta interpretojnë Islamin pa patur nevojë të na japin interpretime të ndryshme se sa centimetra duhet të jetë mjekrra e besimtarëve, është apo jo, bie fjala, e lejueshme të martohesh me vajzën e axhës, si duhet (mënyrat) të falen vaktet e namazit ose, është apo jo haram të festuarit e ditëlindjes, maturës, bën apo jo muslimani të punojë në ushtrinë dhe policinë e shtetit, si duhet të përshëndetet gruaja e muslimanit – me lëvizje të kokës prej një distance nja 10 metra larg, apo me shtrëngim dore, si duhet të vishet gruaja e muslimanit – me apo pa hixhab?! Dhe dilema e dilema të tjera, të cilat, në mungesë të një interpretimi pak a shumë joshumkuptimësh kanë shkaktuar një kaos të paparë në mendjet dhe kokat e njerëzve.

“Pyetni njerëzit e dijes për gjërat që nuk i dini”! ( Kur’an, En-nahl 43). Dhe njerëzit gjithmonë do të ballafaqohen me mosdijen, përderisa nuk do të vendosin të përkufizojnë se çka i bëjnë të ndjehen keq në raport me dijen kur ajo nuk është e kristalizuar. Mbase ky kristalizim nuk mund të bëhet individualisht dhe parcialisht, por në rrugë institucionale, dhe me mbështetje ligjore, me çka jurisprudenca islame do të standardizohej (unifikohej) si një kod i përbashkët ligjërimi publik. Gjithçka tjetër që të asocon në polisemantikë interpretimesh, në dihotomi qasjesh dhe në eklektizëm doktrinar, krijon terren të përshtatshëm për hasmëri, paragjykime, përçarje dhe largim(ftohja) në mes veti të besimtarëve. Ky, fundja, nuk është misioni i pastër i asnjë religjioni, pra as i Islamit, por as funksioni praktik i vendosjes në një harmoni hyjnore-tokësore të veprave e vullneteve njerëzore. (koha.mk)

In : Aktuale

Loading...
loading...