Nga cila anë e horizontit presim të na vij liria

 

(një letërapeli për brezin tim)StrugaLajmStrugaLajm

Miq të dashur, vëllezër e motra! – Fati ndoshta e deshti që të lindim dhe të rritemi në kohët e një anarkizmi të paparë në historinë e re të Shqipërisë (me të gjitha pjesët e shkëputura të saj). Por kjo nuk do të thotë se, në mos fajtorë të drejtpërdrejtë, nuk jemi edhe përgjegjës për zhvillimet historike, negative, që vazhdojnë të thellojnë plagët tona të vjetra dhe të reja, brenda kufijve etnikë të Atdheut tonë të copëtuar. Nga brezat pararendëse trashëguam situatën që kemi përballë. Ata bënë atë që mundën të bëhej në kohën e tyre, jo atë që duhet të bëhet; ata edhe sot përpiqen të jenë pranë nesh me përvojat e tyre luftarake, për të vazhduar rrugën e qindra brezave të flijuar për çlirimin dhe bashkimin e Shqipërisë. Fatkeqësia qëndron në faktin se një numër i konsiderueshëm prej tyre, kanë shitur veten dhe mundin e vet, dhe sot janë akomoduar në kolltuqet e tradhëtisë kombëtare, prej nga edhe nuk pushojnë të helmojnë brezin tonë të ri, mes mjeteve të propagandës që u ka vënë në dispozicion pushtuesi, duke ua prerë shpresat e lirisë dhe duke u imponuar robërinë si model jetese dhe bashkëjetese të një europe ,,moderne”, frytet e së cilës po i korrim dita ditës, sa me shpërngulje masive të brezit tonë nga vendi, sa me mbushjen e qelive të idrizovës me Luftëtarët e Lirisë, sa me vrasjet e fëmijëve, si shembulli i Almirit, në mes të rrugës dhe në mes të ditës, aq edhe me shkatërrimin e institucioneve të arsimit, brenda të cilëve përgatiten kuadro të ardhshëm të paaftë dhe detyrimisht edhe të prirur, për t’i shkuar gjer në fund denigrimit tonë shpirtëror dhe kombëtar.
Motra dhe vëllezër! – Është koha e fundit që duhet të zgjohemi nga ky gjumë vdekjeje dhe të marrim fatin tonë në dorë, është koha e fundit që t’i themi faktorëve të jashtëm dhe të brendshëm politik, se paqe do ketë Ballkani dhe Europa vetëm kur t’i njihet e drejta edhe Popullit Shqiptar të jetojë i lirë brenda kufijve etnik dhe nën FLAMURIN E SKËNDERBEUT!StrugaLajm

Blerona Brao

In : Aktuale

Loading...
loading...