Nga libri më i ri “Ëmbëlsia e gjuhës amë” të Bexhet Asanit

Arbëreshët gjaku jonë i shprishur

Nga libri më i ri “Ëmbëlsia e gjuhës amë” të Bexhet Asanit

MARIO CALIVA (KALIVA) NJË ARTIST ARBËRESH QË PREMTON

Mario Calivà u lind më 22 gusht 1983 në Horën e Arbëreshëve të Sicilisë ( Piana degli Albanesi (PA).
Mario Calivà, poet, dramaturg dhe fotograf arbëresh jeton në “Piana degli Albanesi”
(PA). Ai shkruan në italisht dhe në gjuhën arbëreshe. Ështe diplomuar në dramaturgji dhe skenari në Akademinë e Arteve Dramatike “Silvio d’Amico” të Romës dhe ka kryer një stazh në redaksinë e “Rai Cultura”. Ndërmjet Shtatorit dhe Dhjetorit 2017 ka qendruar si praktikant pranë teatrit “Massimo” te Palermos.
I diplomuar në Ekonomi dhe Financa në Universitetin e Palermos, në vitin 2016 ai gjithashtu diplomohet dhe ne studimet pasuniversitare Master, në fushën “Disiplina të shfaqjes” pranë Universitetit të Mesinës, me rezultate të shkëlqyera, duke mbrojtur tezën mbi teatrin Arbëresh, si bartës të komunikimit dhe të identitetit.
Në vitin 2017 themeloi “Observatorin Bashkëkohor Poetik”, për të cilin ai është edhe president.
Ka botuar përmbledhjen poetike “Percezioni” “Perceptimet” (2014) dhe “La luce dei punti lontani”, “Drita e pikave të largëta” (2016),
e cila u prezantua në Auditorin Rai në Palermo. Gjithashtu ka redaktuar përmbledhjen poetike “Reading Poetico” “Leximi poetik” (2015). Poezitë e tij kanë marrë disa çmime kombëtare e ndërkombëtare.
Në vitin 2016 ka redaktuar pjesën fotografike të librit “Padre Giorgio Guzzetta” “Atë Xhorxhio Guzeta” të botuar nga Velari.
Në maj të 2017, boton librin “Portella della Ginestra, Maj 1947, Nëntë të mbijetuar kujtojnë historinë e masakrës.” Libri pati një sukses të jashtëzakonshëm në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Torino, ku u shitën të gjitha kopjet. Libri është prezantuar dhe në librarinë “Mondadori di Piazza Cola di Rienzo” në Romë, ku dhe në këtë rast, të gjitha kopjet u shitën brenda një periudhe të shkurtër kohore. Nga ky publikim, u frymëzua dhe një pjesë teatrale, e shfaqur në akademinë e dramaturgjisë dhe teatrit “Silvio d’amico” në Romë.

Aktiviteti Teatror.
Në nëntor të vitit 2012 shfaq në skenë komedinë e tij në gjuhën arbëreshë, “Burri me këmbët tek lucja”, “Burri me këmbët në llucë” (L’uomo con il piede nella pozzanghera).
Në qershor të vitit 2014, rikthehet sërish në skenë me një tjetër komedi, gjithmonë në gjuhën arbëreshe, e cila titullohet “Ka bësh skurse ngë të nget” “Bën sikur nuk të intereson” (Fa come se non ti importasse)..

Në vitin 2015, shfaq në teatër, pjesën teatrale “Kuatra e Shën Xhintot” (Il quadro di san Ginto)

Në nëntor të vitit 2016, fillon një bashkëpunim, për të sjellë në jetë pjesën teatrale në zhanrin komedi “Tuke pritur udhëtarin e qëroit”, “Duke pritur udhëtarin e kohës” (Aspettando il viaggiatore del tempo).

Në dhjetor të 2015, grupi teatror i shoqërise “Gajdhurët” (Gomarët), në të cilën Z. Caliva është edhe president, është nominuar zyrtarisht nga administrate e “Piana Degli Albanesi”, me çmimin “Ekselenca Arbëreshe”, në lidhje me veprimtarinë teatrale, me qëllim kryesor ruajtjen e identitetit kulturor Arbëresh.

Mirënjohjet.

Në shtator të vitit 2017, merr letrën e mirënjohjes nga kryebashkiaku i Menfit, për impenjimin e tij dhe paraqitjen e fakteve historike të krahinës se Portelës.

Në maj të vitit 2017, mirëpret një letër mirënjohjeje nga administrata e “Piana degli Albanesi”, për veprimtarinë artisitike në mbështetje të komunitetit arbëreshe.

Në qershor të vitit 2017, merr një certifikatë lavdërimi nga ana e kryebashkiakut të Palermos, Z. Leoluca Orlando, për aktivitetet poetike të organizuar në qytetin e Palermos.

Në prill të vitit 2017, në kuadër të konkursit poetik me titull “Fjalë dhe poezi” të zhvilluar në qytetin e Modenas, merr një çmim, me anë të poezisë së tij në gjuhën arbëreshe, të titulluar “Burri i natës” (L’uomo della note)

Nga shkurti i 2014 deri ne nëntor 2017, organizon në Palermo, dhjetë takime të “Reding poetico”, nga të cila lindën katër vëllime poetike, dhe një publikim, i redaktuar prej tij.
Nga korriku 2013, poezia e tij “Luna di giorno” bëhet pjesë e koleksionit privat të Muzeut Kombëtar “Epicentro”.

Në dhjetor të vitit 2013, fiton vendin e tretë në konkursin ndërkombëtar të poezisë “Citta di Battipaglia”, me një poezi në gjuhën arbëreshe, e cila publikohet gjithashtu edhe nga “Concilia Edizioni”

Në vitin 2012 fiton çmimin më të rëndësishëm poetik të Veronës, e organizuar nga administrata lokale me poezinë “Amore liquido”.

Në vitin 2011, themelon një grup shkrimtarësh dhe poetësh, nga e cila lind publikimi antalogjik “Nove penne fanno un’ala” (Nëntë pendë bëjnë një krah), të publikuar nga Citta del Sole. Po këtë vit fiton një konkurs letrar dhe pesë nga poezitë e tij publikohen në antalogjinë “Lardichella Road Poetry”, të edituar nga “Amande Edizioni”.

Media

Në 2008, themelon së bashku me Z. Alessandro Cuccia, grupin “Xhapirat”, I cili merret me muzikë arbëreshe, e cila ka aktualisht më shumë se njëzet pjesë artistike të pabotuara.

I pasionuar pas fotografisë, ka organizuar disa ekspozita personale, e fundit me titull, “Urgent Arbëreshë Antropology”. Ka shkruar dhe tekste për këngë dhe pjesë të tjera muzikore.

Themelues dhe administrator i profilit në Facebook “Piana degli Albanesi – Hora e Arbëreshëvet”

Ka xhiruar video të formatit dokumentar, duke intervistuar disa nga të mbijetuarit e masakrës së Portelës, dhe personazhe të cilët kanë influencuar në jetën sociale të Piana degli Albanesi.

Në prill të 2017, intervistohet nga TRM, në të cilën referon në lidhje me librin e tij “La luce dei punti lontani”. Intervista shfaqet gjatë lajmeve dhe kronikës ditore të datës 14 prill 2017.

Në 8 Prill 2018, publikohet një tjetër intervistë për radio “Rai Nazionale”, në lidhje me veprimtarinë e tij, “Tour della Memoria” (Turi i memories), zhvilluar në trembëdhjetë qytete italiane.
Mario Caliva ka gati për botim komedinë “Mjekra magjike”. Ai është në vlugun e krijimtarisë së tij artistike. Mario Caliva është shkrimtar e artist arbëresh që premton.

Ja një poezi nga ky poet:

KËSHTU LARG, E KËSHTU AFËR

Kështu larg, e kështu afër
një or
ë një muaj
një vit
jemi gjithmonë
brënda qëroit çë shkoi.
Je afër sa nglanj dorën
e larg sa yjet ditës,
çë ngë duken edhe se janë
por u e di si ka bënj për të parë ty
e kthehem sa të vinj
e të gjenj nga mbrëma,
mbi një vend jashtë kohës
ku ti më pret
e jemi të dy si ishëm më parë.
Natën e mirë, ku je je.
Mario Caliva


Loading...
loading...