,,Nga përpjekja e Sizifit tek dështimi i Sizifit”…

Lebit Murtishi

Njeriu është qenia më e çuditshme ndër miliarda qenie të tjera të gjalla mbi tokë. Por është dhe qenia më e përshtatshme njëkohësisht. Për shembull: Njeriu, edhe kur njeh paaftësitë e veta për të kryer një punë të caktuar, nëse i jepet rasti të sprovohet, ai merr mbi vete gjithçka dhe çdo gjë, pa menduar pak më thellë për pasojat eventuale nga dështimi i përpjekjeve të tij. Asnjë shkencë nuk e ka thënë fjalën e fundit për këtë fenomen, në është ego, është ambicje pasurie, ambicje titulli, është kureshtje për të parë veten se kush është dhe kush mund të jetë, apo është veç një dëshirë e pakontrollueshme, e cila, një ditë, patjetër të zhyt në dallgët e aventurave të pakontrollueshme, që nuk dihet pastaj në cilin breg të përplasin. ! Mbase asnjëra s’është, mbase të gjitha bashkë janë, pak rëndësi ka, vetëmse dihet kush e paguan çmimin e aventurave të këtilla të individëve ose grupacioneve të ndryshme (qofshin parti apo shoqata…) që qëndrojnë prapa të tillëve.StrugaLajm

Një shembull, mes mijëra të tjerëve, është qyteti ,,eksperimental” i Strugës në këto kohë.StrugaLajm

Struga ka vite e vite që vazhdon të helmohet nga ,,deponia e famshme”, që tashmë është shndërruar edhe në temë ditore për mjetet i informimit, jo vetëm shqiptar. Ndërkaq, shefat dhe nënshefat e partive politike shqiptare kanë filluar të shfaqin ambiciet e tyre për të marrë ose rimarrë timonin e qytetit në zgjedhjet e ardhshme vendore…Veç të tjerëve, siç pohojnë me gojën e tyre (sipas rastit) të dy ish kryetarët e qytetit, z. Ramiz Merko dhe z. Zijadin Sela, duke mos thënë asgjë më shumë seç kanë thënë për shkallën e përgjegjësisë së tyre për këtë krim të hapur mbi qytetarët e Strugës, janë të gatshëm të futen në garën e radhës që , siç është bërë e njohur zyrtarisht, do të fillojë kësaj fillimvjeshte…Mund ta ,,paragjykoj” zhargonin e pasur patriotik të të dy kandidatëve, dhe mund t’ia qëlloj se asnjëri prej tyre nuk do bëjë më shumë se ç’bëri në mandatet e kaluara, vetëmse ,,s’mund t’ia qëlloj”se çka do t’i thonë kësaj here shqiptarëve, madje edhe qytetarëve joshqiptarë të Strugës, për Deponinë e Helmeve në zemër të qytetit, për pasojat e së cilës, besoj se, së paku z. Sela si mjek me profesion që është, ka njohuri të mjaftueshme…Adresa e fajit dhe fajtorit, afërsisht dihet ku do drejtohet (dhe jo pa të drejtë), por nuk dihet se kush i pengoi këta burra, që këto mbetje toksike, gjersa të kujtohet qeveria qendrore të ndërmarrë diçka (gjë që s’është duke ndodhur), të vendosin vet për fatin e bashkëqytetarëve të tyre, kush i pengoi t’i bënin thirrje popullit një ditë, t’i ngarkonin traktorët dhe kamionët me plehëra dhe t’ia shkarkonin parlamentit dhe qeverisë qendrore përpara dyerve të tyre. Më e vogla që mund të bëhet, tani, përkundër entuziazmit për t’u kandiduar për kryetar komune, le të paralajmëronë bojkotimin e zgjedhjeve dhe gjetjen e ndonjë alternative, sado e kushtueshme që të duket (asgjë nuk matet me shëndetin dhe jetën e qytetarëve), dhe le t’i prijnë popullit gjersa të problemi të zgjidhet përfundimisht. Dhe do të zgjidhet sigurisht, kur dëshira dhe ambicja për pushtet të shndërrohet në vullnet për pak sakrificë…


Loading...
loading...