Nga Shën Alia te Shën Ilia

Nazif Zejnullahu

Qeveria e RM, rruga “Ilinditase” nr. 2, MK-1000 Shkup.
Ka qenë kjo adresa e “përfaqësuesve shqiptarë” në qeveritë e Shkupit, që nga Prosperiteti, PDSH, marksistë-leninistët e vitit 2001?!
Asnjëherë!
Të gjithë ata zëshëm a qetë-qetë kanë thënë: Rruga Ilindenska. Edhe para viteve ’90 të shekullit të kaluar, në kohën e komunizmit ka qenë kështu.
Si u bë që pas takimit të Sofjes (17 maj) shqiptarët e Maqedonisë të marrin, njëherësh, dy lajme: se “Zaevi dhe Ciprasi kanë rënë dakord për emrin” dhe se “emri i ri”, shqipërisht, do të jetë “Ilinditase”?!
Ka që thonë se kjo është një “tallje” e re BDI-ste me shqiptarët. Si mundet ata qeverinë ta kenë në “rruga Ilindenska”, ndërsa shtetin – në “autostradën” evropiane dhe botërore – si “Maqedonia Ilinditase”?
Shqiptarët, tashmë, nuk e dinë propozimin e vërtetë, të ardhur nga Shkupi, por e dinë – budallakinë gjuhësore që e morën të servirur nga “bujaria” e tyre politike. Në të vërtetë, emri Maqedonia e Ditës së Shën Ilisë, si “Ilinditase”, është në sinkron me të gjitha “shqiptaritë” e BDI-së që nga viti 2002 dhe të UÇK-së maqedonase një vit më parë.
Pak rëndësi ka nëse kjo “krijesë” (Ilinditase) është, për shembull, e Fazli Veliut “me shokë”, e paraqitur në kohën më të mirë të Shkupit për t’i dhënë një zgjidhje problemit me Greqinë. Kjo, për shkak se zhvendosja kaq e pështirë e temës te shqiptarët, e bërë kjo nga subjekte konkrete (BDI), përdëfton se te kokësi i kësaj partie asgjë s’ka ndryshuar: bejte për ne, “darovi” për të tjerë. Një bizantinizëm tipik marksistë-leninistësh: nga Shën Ilia për Shën Alinë. Ose: e kundërta.StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...