Nga sonte në orën 3 pas mesnate ndërrohet ora

Prej sonte në orën 3 pas mesnate do të fillojë përllogaritja dimërore e kohës. Shigjetat e orës do të lëvizin për një orë parapa, që do të thotë se ora në tre do të llogaritet si ora dy. Llogaritja dimërore e kohës fillon fundjavën e fundit të tetorit dhe zgjat deri në fundjavën e fundit në mars kur fillon llogaritja verore e kohës. Kalimi nga koha e verës në të dimrit për herë të parë u shënua në 1916 në vendet e Evropës veriore, ndërsa deri tani është vendosur në rreth 70 vende, kryesisht në hemisferën veriore. Zhvendosja e kohës në të shumtën e rasteve kryhet nga nata midis të shtunës dhe të dielës, me qëllim që të shmangen problemet për popullatën e cila është në punë. Islanda është vendi i vetëm evropian që nuk e ka vendosur përllogaritjen dimërore dhe verore të kohës. Disa astronomë janë kundër përllogaritjes dhe vazhdimit artificial të ditës, sepse konsideron se “natyra nuk duhet të mundohet” madje edhe nëse si arsyetim përdoren arsyet ekonomike.StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...