Ngec te mbikalimi,behet‘kabriolet’ autobusi nga Maqedonia (FOTO)

12:56 / 26.05.2019

Autobusi për pasagjer nga Maqedonia e Veriut mbeti pa kulm në Pllovdiv të Bullgarisë kur shoferi nuk e vuri re se sa i ulët ishte mbikalimi.

Incidenti ndodhi këtë mëngjes por fatmirësisht në të nuk kishte pasagjerë përveç dy shoferëve.

Autobusi ngeci plotësisht nën mbikalimin dhe mbeti pa çati.

Në vendin e ngjarjes doli policia ndërsa trafiku u zhvillua me vështirësi, njoftojnë mediat bullgare.

FOTO:


Loading...
loading...