NGULMIMI PËR T’I SHËRBYER PARTISË DHE INTERESIT

Ekzagjerimi i sukseseve minore që thjeshtë vareshin nga disponimi i palës maqedonase në pushtet që mbante frerët dhe që asgjë s’bëhej pa dijeninë e saj, pavarësisht se tendenca për ta manipuluar opinionin se kinse asnjë lëvizje s’mund të ndodhë pa dhënë leje edhe faktori shqiptar në pushtet, ishte vetëm një dëshirë e atyre që mendonin se janë të besueshëm. Por, ishte realiteti ai që i demaskonte, që ua demantonte gënjeshtrat dhe që ua njolloste përpjekjet për manipulim.

StrugaLajm


Nga ana tjetër, ishin të shumtë të ashtuquajtur artistë që iu nënshtruan dëshirës së tyre që të jenë sa më afër pushtetit. Dhe, përmes formave të ndryshme, ata, në çdo kohë dhe në çdo çast i bënin lajka partisë, jo për ndonjë kauzë kombëtare, për thjeshtë për përfitime materiale. Disa “artistë” të mjerë edhe ia arritën qëllimit, duke qenë ditë e natë në shërbim të partisë, natyrisht gjithnjë në baza vullnetare. Ata asnjëherë nuk u turpëruan, as nga vetvetja, për veprimet e tyre tejet të ulëta që zhvilloheshin më shumë pa direktiva partiake, sepse fatkeqësisht ose fatmirësisht, në radhët e partive s’pati individë që kishin njohje mbi artin, ndaj të ashtuquajturit artistë punën e tyre e bënin nën moton: e ha pazari. Pra, ata nënshtroheshin vullnetarisht, sepse ndryshe s’kishin se si ta tërheqin vëmendjen e partisë për të treguar se “shkrimtari”, “këngëtari”, “aktori” e “piktori” janë gjallë. Ata kishin zgjedhur rrugën më të shkurtër për ta “dëshmuar” artistllëkun e tyre. Ishte ngulmimi i tyre për t’i shërbyer paralelisht edhe partisë, edhe interesit. Në veçanti ky shërbim merrte në intensitet në fushatat para-zgjedhore, të cilat përshkoheshin me ekzaltimin e të ashtuquajturve artistë, që nuk e kursenin vetveten vetëm e vetëm për ta treguar adhurimin e tyre ndaj partisë dhe shefave lokalë.StrugaLajm

(Karikatura e Jozsef Sandor Bekesi)

In : Aktuale

Loading...
loading...