MSH:Struga 2 raste, Maqedonia 126 të prekur me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë informon se nga 1140 testime të realizuara gjatë 24- orëve të fundit, 126 kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Në nivel të qyteteve Shkupi kryeson me 66 të infektuar, pastaj janë Kumanovë 6, Shtip 15, Prilep 3, Tetovë 19, Strugë 2, Veles 2, Manastir 1, Kavadar 4, Gostivar 2, Probishtip 2, Sveti Nikole 1 Resnje 3.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 4 persona, një në Shkup, një në Prilep, një në Tetovë dhe një në Gostivar.

Sot Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 48 pacientë të shëruar, prej tyre në Shkup 43, në Shtip 1, në Manastir 1 në Resnje 3.StrugaLajm

Deri tani në vendin tone janë bërë gjithsej 60.773 testime nga Kovid 19. Sot nuk ka testime në kuadër të skriningut.StrugaLajm

Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë shkon në 6334, prej të cilëve 2475 janë shëruar kurse 301 pacientë kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19. Për momentin në vendin tonë ka 3557 raste aktive me koronavirus.

In : Aktuale

Loading...
loading...