Nis aplikimi për subvencionet bujqësore, afati deri më 15 shtator

Fillon afati për parashtrimin e kërkesave për mbështetje të drejtpërdrejtë financiare në bujqësi, të projektuar në gjithsej 160 milionë euro, kumtoi sot ministri dikasterial Lupço Nikollovski.

Të gjitha pengesat të ciklat e kanë penguar procesin janë evituar, ndërsa është zgjidhur, tha, edhe problemi me softuerin për aplikim.

Afati i fundit për dorëzimin e kërkesave është 15 shtatori.StrugaLajmStrugaLajm

“Ju bëj thirrje bujqve të konkurrojnë për subvencione për prodhimtarinë e sivjetshme. Janë krijuar kushte për fillimin e procesit për aplikim në zhbllokimin e të cilit punojmë nga dita e parë kur kemi ardhur në Ministri”, theksoi ministri.

Të gjithë bujqit e interesuar mund vetë të aplikojnë në mënyrë elektronike, përmes R-Kërkesë të vendosur në faqen e Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, ndërsa ata që nuk kanë mundësi vetë të bëjnë kërkesë, më së voni deri më 30 gusht të këtij viti duhet të kërkojnë mbështetje teknike nga Njësia rajonale e Ministrisë që të mund ta mbajnë afatin për aplikim.StrugaLajm

Siç sqaroi Nikollovski, për ndihmë rreth aplikimit bujqit mund t’i shfrytëzojnë edhe shërbimet e Agjencisë për Nxitje dhe Zhvillim të Bujqësisë.

Kërkesat parashtrohen përmes rrugës elektronike pa dorëzimin e dokumenteve, në bazë të të dhënave të evidentuara paraprakisht në Regjistrin e vetëm të odave bujqësore dhe Regjistrin për identifikim dhe regjistrim të kafshëve shtëpiake. Ata që ruajnë lopë, dhen, dhi dhe bletë para parashtrimit të kërkesës duhet ta kontrollojnë dhe sipas nevojë ta azhurnojnë gjendjen e kafshëve në shoqërinë veterinere me të cilën kanë arritur marrëveshje.

In : Aktuale

Loading...
loading...