Nis puna për rrjetin e kanalizimit të Frëngovës

Në fshatin Frëngovë të Strugës ka filluar ndërtimi i rrjetit të kanalizimit e në këtë drejtim do të përmirësohet kualiteti i jetës për rreth dy mijë banorë të këtij fshati. Gjithë shuma e kësaj marrëveshje është 16.8 milion denarë prej të cilave 14.2 milion denarë kemi siguruar nga BE, derisa 2.5 milion janë siguruar nga vet komuna, kështu ka informuar zëvendës ministrja e financave Dr. Shiret Elezi e cila sot ka promovuar fillimin e punimeve në Strugë.

Ndërkohë që kryetari i komunës Ramis Merko ka thënë se ky projekt është pjesë e kolektorit perendimorë për mbrojtjen e liqenit të Ohrit.

Mjetet janë siguruar përmes projektit nga Banka Botërore për përmirësimin e shërbimeve komunale.StrugaLajmStrugaLajm

 

Më tej ashtu si ka informuar zv.ministrja Elezi, në Strugë po ndërtohen rrjetet e kanalizimit, rrugë lokale dhe rrjeti i ujësjellësit projekte këto në vlerë prej mbi 70 milion denarë.StrugaLajm

“Deri në fund të vitit do të përfundojë dhe ndërtimi i pikës kufitare Qafë Thanë vlera e këtij projekti është 92 milion denarë, më tej në kuadër të projekteve për përmirësimin e shërbimeve komunale, Struga do të përfitojë edhe grant mjete për sistemet solare për tre objekte. Gjithësejt, në projektet e Strugës kemi investuar 300 milion denarë”, informon më tej zv.ministrja Elezi.

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...