Nisin fluturimet nga Ohri për në Malmo dhe Milano !

Prej sot dhe nesër fillojnë fluturimet e para të linjave të drejtpërdrejta në relacionin Ohër – Malmo dhe Ohër -Milano, që do t’i realizojë kompania ajrore me buxhet të ulët “Vizer” transmeton Strugalajm.com.

Sot në aeroportin e Ohrit “Sh. Apostol Pavle” ateroi aeroplani i parë prej Malmos, ndërsa një ditë më vonë të martën do të vendoset edhe linja e drejtpërdrejtë e aeroplanëve në linjën Ohër-Milano.StrugaLajmStrugaLajm

Është paraparë që fluturimet në të dy linjat gjatë sezonit turistik veror të realizohen dy herë në javë edhe atë deri më 13 shtator fluturimet prej aeroportit të Ohrit në Malmo janë të hënën dhe të premten, ndërsa prej 18 shtatorit të mërkurën dhe të dielën, ndërsa fluturimet për në Milano deri më 30 mars do të jenë të martën dhe të shtunën, ndërsa prej 1 prillit të hënën dhe të premten.StrugaLajm

Në pajtim me marrëveshjen e nënshkruar mes Qeverisë dhe “Vizer”, kompania ajrore është e obliguar nga korriku të fillojë me realizimin e fluturimeve të drejtpërdrejta për në Ohër nga qytetet gjermane Meningen dhe Dortmund. (Strugalajm.com)

In : Aktuale

Loading...
loading...