Nisin homazhet për Nexhmije Pagarushën

Në nderim të jetës dhe veprës së bilbilit të këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha, në Teatrin Kombëtar të Kosovës që nga mëngjesi janë hapur dyert për homazhe.

Pranë arkivolit të 86-vjeçares po qëndrojnë performues nga ansambli “Shota”, teksa nderimet e fundit po përcillen me tingujt e këngës “Baresha”, të vet bilbilit të këngës shqipe.StrugaLajmStrugaLajm

Deri në orën 11:00 do të bëhen homazhe në Teatrin Kombëtar të Kosovës, për të vazhduar pastaj me mbledhje komemorative, pastaj kortezhi me arkivolin e saj do të kalojë nga teatri deri te sheshi “Zahir Pajaziti”.StrugaLajm

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në nderim të jetës dhe veprës së artistes së madhe, Nexhmije Pagarusha, ka vendosur që ditën e varrimit të saj, 9 shkurtin ta shpall ditë zie shtetërore në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

In : Aktuale

Loading...
loading...