Nisma e re në rrjetet sociale kundërshtohet nga maqedonasit!

Nisma e re në rrejtet sociale me titull “Don’t you 20% me” po merr hov ndër shqiptarët e Maqedonisë, por dhe më gjërë.

Me mijëra përdorues të rrjetit Facebook tashmë kanë ndryshuar fotografitë e profileve të tyre duke përdorur kornizën e re “Don’t call me 20%, I’m Albanian”. Ndërsa në kuadër të kësaj është hapur edhe faqe facebooku me emrin “Don’t you 20% me”, ku ka filluar fushata për sensibilizimin e opinionit dhe mbi të gjitha të bëhet presion mbi politikën vendase që më në fund të zgjidhet çështja shqiptare në Kushtetutën e shtetit, shkruan portali Fol.StrugaLajmStrugaLajm

Mirëpo kjo nismë nuk mund të mos haste në armiq dhe kundërshtarë nga kampi maqedonas. Shumë komentues maqedonas tashmë kanë filluar të komentojnë dhe debatojnë në faqen “Don’t you 20% me”. Shumica ofendojnë dhe fyejnë rëndë shqiptarët me fjalët më të ulëta të mundshme. Fatkeqësisht kjo është pasqyra e këtij vendi në mbi dy dekada pavarësi./FolStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...