Një banor i Zagraçanit të Strugës i bllokuar në Belicën e Sipërme

Myzafer Asani nga Zagraçani i Strugës në një prononcim për Strugalajm.com informon se prej 3 ditësh është bllokuar në Belicën e Sipërme, sepse rruga që lidh këtë lokalitet me Vishnjën dhe Ladorishtin është e papastruar nga dëbora.Ai tregon për Strugalajm.com se aktualisht është i strehuar në shtëpizën e tij në Belicën e Sipërme ,por rezervat ushqimore i ka të limituara.Ai potencon se momentalisht është banor i vetëm që ka mbetur i izoluar në Belicë të Sipërme pasi kishte ardhur që të kujdeset për bagëtitë që strehon në fermën e ngritur në këtë fshat të largët të Strugës.Myzaferi apelon deri te autoritetet kompetente të hapin rrugën që ai të rikthehet në Zagraçan në fshatin e tij.(Strugalajm.com)

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...