Një e treta e të infektuarve të regjistruar dje janë të moshës 30 dhe 39 vjeç

Një e treta nga 89 të infektuarit e rinj me Covid-19 të regjistruar dje janë të moshës 30 dhe 39 vjeç. Pjesa më e madhe e tyre janë femra, sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik.

Nga numri i përgjithshëm i pacientëve në vend, përqindja më e madhe janë mbi 60 vjeç, ndërsa incidenca më e lartë është regjistruar tek ato të moshës 50 deri 59 vjeç, gjegjësisht në këtë grup janë regjistruar gjithsej 470 pacientë. Përqindja më e ulët e pacientëve është tek fëmijët dhe të rinjtë nën moshën 19 vjeçare.

Ajo që është interesante është që një e treta e personave me virus nuk kanë asnjë simptomë, gjegjësisht janë raste asimptomatike.

Këtë e konfirmoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e djeshme për shtyp ku ai informoi se ekziston një numër i madh i bartësve asimptomatikë të virusit dhe për këtë arsye apeloi që detyrimisht të mbahet maska mbrojtëse.

“Numri i bartësve asimptomatikë është i madh, përqindja e saktë do të ishte spekulim dhe këtë e kemi parë edhe nga këto ditët e kaluara kur i testojmë dhe analizojmë kontaktet e diagnostikuara më parë. Një pjesë e madhe e atyre qytetarëve, praktikisht tani pacientë – bartës të virusit nuk kanë asnjë simptomë. Mendoj se është një vendim i mirë që absolutisht të gjithë duhet të mbajnë maska, sepse ne nuk mund ta dimë në këtë moment dhe me siguri do të kalojë një kohë e gjatë para se të shohim me analiza dhe studime serioze se cila është përqindje e qytetarëve që janë bartës të virusit e nuk kanë simptoma”, tha dje Filipçe.

Përqindja më e lartë e rasteve pozitive, gjegjësisht 65.3 për qind, kishin temperaturë të rritur, 52.6 për qind kollitje, 39.7 për qind kishin plogështi, 18.9 për qind kishin ethe, 15.4 kishin dhimbje koke, 14.7 kishin vështirësi në frymëmarrje dhe 14.3 kishin dhimbje të fytit.

Të dhënat nga Instituti i Shëndetit Publik tregojnë se nga gjithsej 75.2 për qind e të infektuarve, kishin kontakte pozitive me virusin.

Një e treta e rasteve të konfirmuara kanë ndonjë sëmundje kronike, më së shpeshti sëmundje kardiovaskulare dhe pulmonare. Nga rastet e shtruara në spital, 54.3 për qind kishin komorbiditete. Shumica e vdekjeve u raportuan te njerëzit mbi moshën 60 vjeç, nga të cilët 96 ishin burra dhe 44 ishin gra.

Deri më tani, janë kryer gjithsej 30.302 testime në vend, ndërsa janë zbuluar 2.315 persona pozitivë. 606 njerëz janë aktiv, 569 janë shëruar, ndërsa 140 njerëz kanë vdekur./MIA

Loading...
loading...











Loading…


loading…