Një histori interesante dashurie, finalizohet me ‘’martesë’’ në Strugë!

Një histori interesante  është finalizuar  me martesë në Strugë ndërmjet Jusufit nga Avganistani dhe Jasminit nga Rusia të cilët dashuria  i bashkoi në Gjermani .Jusufi dhe Jasmini pavarsisht  kundërshtive që hasën kur bën publike dashurinë e tyre arritën që barrierat fetare dhe kombëtare t’i tejkalojnë duke zgjedhur qytetin e Strugës dhe Ohrit  për të finalizuar momentet më të mira të një cifti të sapomartuarish në një set fotografik.Ata  në Strugë nuk erdhën rastësisht por duke parë punën  orgjinale dhe  kreative që kompania e njohur strugane në fushën e produksionit dhe fotografisë  ‘’Struga Production’’ kishte realizuar me një cift të sapo martuarish me origjinë nga Struga të cilët jetojnë dhe punojnë në Gjermani  vendosën të vijnë në Strugë për të realizuar fotot e martesës .Cifti  I huaj përvec se u magjeps me bukritë që falë natyra e Strugës u larguan me mbresat më të mira për mikëpritjen dhe bujarinë karakteristike të qytetit bregliqenas.(Strugalajm.com)

StrugaLajmStrugaLajm

 StrugaLajm

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...