Një i plagosur gjatë të shtënave nga një automjet në lëvizje në Shkup

Një person i panjohur prej një automjeti në lëvizje ka shtënë me armë zjarri ndaj një qytetari 37-vjeçar nga Shkupi në rrugën “Alija Avdoviq”. Siç informon sot MPB, incidenti ka ndodhur dje rreth orës 17:00 derisa N.A. (37) ka lëvizur me automjetin e tij nëpër rrugën “Alija Avdoviq”. Personi i panjohur e ka braktisur vendin e ngjarjes.

I lënduari N.A. (37) është qëlluar nga predhë në pjesën e kërdhokullit të majtë, ndërsa me automjetin e Ndihmës së shpejtë është transportuar në Qendrën emergjente. Janë duke u ndërmarrë masa për zbardhjen e plotë të rastitStrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...