Një lajm i mirë në Strugë:Dy familje në nevojë bëhen me shtëpi të re (Foto)

Ditën e mërkur ekipi i Strugalajm.com ,asistoi në një akt të vërtet humanitar  në fshatin Podgorcë të Strugës,  kur dy familje  u bën me shtëpi, falë një aksioni të gjërë ku u përfshinë shumë kompani dhe qytetar  që donuan mjete për konkretizimin e këtij aksioni.Emocionet, ishin të shumta ,kur shikoje anëtarët e dy familjeve, që i gëzoheshin, të pasurit një shtëpi, normale, si gjithë të tjerët.Gafur Selimi,një nga iniciatorët e këtij aksioni, pasi ua dorëzoi celsat e shtëpive dy  familjeve, që numëronin 9 anëtarë , falenderoi të gjitha kompanitë dhe qytetarët,  që u aktivizuan me sukses për finalizimin e këtij projekti,që tregoj shpirtin e vërtet humanitar të struganëve.Shtëpia e ndar në dy aprtamente, prej 100 katrorësh,  falë gadishmërisë për të ndihmuar të disa kompanive lokale, por edhe qytetarëve  që kontribuan në këtë aksion humanitar u finalizua në kohë rekord prej 6 muajsh .Dy apartamentet, përvec se janë punuar sipas standarteve më të fundit të ndërtimit,janë kompletuar tërësisht,  me të gjitha konditat,  për fillimin e një jete të re,për të dy familjet.Më herët, këto dy familje si pasojë e gjendjes së vështirë financiare, jetonin në kushte shumë të vështira ,në një objekt që nuk plotësonte asnjë standart banimi.(Strugalajm.com)

StrugaLajm

StrugaLajm

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...