Një libër për Naser Hanin promovohet në Strugë

Në Teatrin Poshka, në prezencën e familjarëve bashkëvujtësve dhe njerëzëve të idealit u promovua libri i Xhevat Hasanit, kushtuar Naser Hanit një nga personalitetet e Strugës me shumë kontribute në përpjekjen dhe luftën për liri të shqiptarëve si në Kosovë ashtu dhe në Maqedoni.Takimin promovues në ‘Poshka Teatër‘‘ e hapi Olsa Poshka e cila pasi foli me pietet për veprën dhe kontributin e Naserit dhe familjes Hani, fjalën ia dha Shpëtim Pollozhanit, kryetarit të Shoqatës së Burgosurëve Politik Shqiptar në Maqedoni ,i cili përgëzoi autorin për librin, duke thënë se ky libër është një mozaik i asaj se cfarë kanë kaluar shqiptarët në ish-Jugosllavi .‘‘Në të gjithë trevat shqiptare, kemi një seri vrasjesh që kanë ardhur si rezultat i simbiozës së krimit me politikën.Derisa shtete të ndryshme kanë mafien e vet këtu në Fyrom , mafia e ka shtetin e vet.Kjo simbiozë e shtetit me mafien është evidente edhe në Strugë,Derisa nuk dënohen vrasësit e Naser Hanit,Nuri Mazarit-Komandant Struga,Sulltan Memetit,Islam Veliut dhe mbi dhjetra të tjer të vrar të cilat ende nuk kanë një epilog gjyqësor ne do të jetojmë me ata dhe bindjen se ato ishin vrasje politike‘‘tha Pollozhani.Ndërkohë, për librin ‚‘Një jetë në shërbim të lirisë-kushtuar Naser Hanit‘‘foli edhe krijuesi i njohur nga Struga Vahit Nasufi i cili potencoi se autori Xhevat Hasani ka bërë një punë të mrekullueshme me këtë libër ,duke dokumentuar një pjesë të lëvizjes kombëtare nëpërmjet jetës dhe veprës së Naser Hanit.Ndërkohë, në fjalën e tij para të pranishmwve autori i librit Xhevat Hasani nga Prizreni , përndryshe mjek me profesion i cili aktualisht jeton në Zvicër, potencoi se me Naserin është takuar dhe ka vepruar në Austri nga vitet 1993-95.Për të shkruar këtë libër vazhdoi Hasani u ngacmova edhe nga vrasja e Naser Hanit ‚‘‘të cilën e përjetova me një tronditje dhe pikëllim të madh‘‘.Naser Hani ishte një nga njërzit fisnik për të cilin unë ,familjarët dhe shokët do të ruajnë kujtimet më të mira, përfundoi autori i librit Xhevat Hasani.Në mbyllje të këtij promovimi Lynkesat Hani vajza e Naser Hanit falenderoi të pranishmit për vlerësimin që i është bërë aktivitetit dhe veprimtarisë së babait të saj. Naser Hani lindi në Veleshtë të Strugës me 15 gusht 1958 në një familje me traditë patriotike. Që në moshë të re u ndesh me probleme të shumta të çështjes shqiptare dhe u angazhua për zgjidhjen e tyre.Ai ishte ndër pjesëmarrësit e parë aktiv të Demonstratave të vitit 1981. Qysh nga ajo kohë filloi përndjekja e tij nga UDB-ja. Më vonë pason burgosja dhe izolimi i tij nga pushteti i atëhershëm jugosllav.Aty i përballoi torturat me dinjitet dhe qëndroi i papërkulur,sikurse deri në momentet e fundit të jetës së tij kur u vra më 12 qershor të vitit 2001 në afërsi të shtëpisë së tij në qytetin e Strugës .(Strugalajm.com)StrugaLajmStrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...