Një milion vende të lira pune në Gjermani, këto janë fushat ku mund të aplikoni

Gjermania ende ka rreth një milion vende të lira pune. Punëdhënësit thonë se nuk ka kandidatë të mjaftueshëm për punë. Asnjëherë pas bashkimit të vendit nuk kishte aq shumë kërkesa për punë, sipas Deutsche Welle, shkruan albinfo.ch.

«Spiegel» në edicionin e saj online shkruan se nëpër radio me posterë, reklama në interneti, kompanitë “qajnë” për punëtorë të rinj. E gjithë ekonomia është në fluturim, eksportet po humbin. Shumë gjermanë shpenzojnë para në dyqane. Gjendja mes kompanive është po aq e mirë sa kurrë. Tani janë publikuar rezultatet e reja të hulumtimeve në rritjen e prodhimit të brendshëm bruto në vend, në Bashkimin Evropian dhe në Eurozonë.

Për mungesën e punëtorëve, shkruan edhe gazeta “Rheinland” në edicionin e saj online, duke sjellë një rast interesant të qytetit Langenfeld, ku ekspertët paralajmërojnë se në vitet e ardhshme në Gjermani do të ketë mungesë akute të kujdestarëve mjekësorë, përcjell albinfo.ch. Kjo do të thotë se është gjithnjë e më e vështirë për mjekët dhe shërbimet mjekësore të gjejnë personel.StrugaLajmStrugaLajm

Spitali “Shën Martin “në Langenfeld filloi me një metodë të pazakontë për të joshur punëtorët. Ata ofrojnë 1.000 euro për ata që do të gjejnë kujdestar të kualifikuar mjekësor”.

“Kjo ka shkaktuar reagime të shumta publike. Një shef i klinikës shpjegoi se paratë do të paguhen edhe në qoftë se personeli i punësuar për të paktën një vit do të punojë në spital. Ai theksoi se në një ekonomi të lirë është normale që të paguahet për ndërmjetësim për punë.StrugaLajm

Hekurudhat gjermane “Deutsche Bahn” (DB) shpallen konkurse jo më pak se për 1000 vende pune në gazetën “Berliner Morgenpost”
dhe qëllimi është që deri në fund të vitit të punësohen 1,000 njerëz”.

Hekurudhat gjermane kërkojnë kandidatë edhe në Hamburg, Mynih, Nuremberg, Këln, Mannheim dhe Frankfurt. Zakonisht kërkohen shoferë trenash, personel ndihmës, etj./albinfo.ch

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...