Një muaj burg për profesorin që ngacmoi seksualisht nxënësen

Profesorit  51-vjeçar, Hysen Ademi, i edukatës fizike në gjimnazin “Eqrem Çabej” i është caktuar masa prej një muaji paraburgim pasi dyshohet se ngacmoi nxënësen e tij 16-vjeçare.

Sipas deklaratës së nxënëses, mësimdhënësi e kishte prekur atë në pjesët intime të trupit, transmeton JOQ Kosova.

Lajmin se profesori është në vuajtje të dënimit e ka konfirmuar, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni.StrugaLajm

“I është caktuar një muaj paraburgim, është në vuajtje”, ka thënë  Preteni.StrugaLajm

Ngacmimet seksuale kohët e fundit janë bërë dukuri e shpeshtuar në Kosovë.

In : Aktuale

Loading...
loading...