Një njeri si Xhevat Limani !

Shkruan: Blerona Brao

Në ekranin e kompjuterit rastësisht mu shfaq figura emblematike e Tetatrit Kombëtar Shqiptar, regjisorit, aktorit dhe dramaturgut Xhevat Limani.
Ishte një emision i përgatitur nga Ardit Gjebrea, i njohur si “ E diela Shqiptare”.
Në fillim shtanga, pasi xhaxhi Xhevatin, jo vetëm që e njoh personalisht, jo vetëm që e kam idhull të artit shqiptar, por mbi të gjitha kam fatin që jam strugane dhe më ka ndodhur shpesh herë të pi një kafe me të, kafe, e cila përherë për mua ka qenë një shkollë, sepse xhaxhi Xhevati çdo takim me ne të rinjtë e Strugës, secilën “thërmijë” të kohës e shëndrron në mësimdhënie.

Ai i njeh mungesat tona, e njeh shpirtin tonë, prandaj secili takim me të është një ligjeratë përtej të veçantës. Prej gojës së tij fjalëmbël gjithnjë mësojmë diçka nga historia, nga letërsia, nga dhimbjet aktuale shqiptare, sidomos nga rruga e dhimbshme që po kalojne shqiptarët dhe Shqipëria në këto kohë.

Është tejet interesant një gjë që unë e kam vërejtur tek ai, se në çdo fillim bisede, pasi thotë disa herë si një profet: “ Ta doni Shqipërinë, ta doni Atdheun, kjo është dashuria, kjo është kupola e të gjitha dashurive”.

Afërsisht, ky është xhaxhi Xhevati.
Nuk jam kompetente dhe as e atij niveli që të them diçka më tepër, prveç asaj që ndjej dhe s’mund ta shkruaj dot, përveç asaj që xhaxhi Xhevati ynë, në sytë tanë rinor, të etur për dije në këto kohë të zymta ku dominon injoranca dhe padija, ai është dhe do të mbetet një yll ndiçues i rrugëve tona.

Kaq thjeshtë, por kaq emocionalisht munda të shprehem sonte, siç e pash xhaxhi Xhevatin, veshur krenarisht me uniformën e Skënderbeut, që secilës zemre kombëtare i jep mundësi të çmallet dhe të bashkjetojë me kohët më të lavdishme të Atdheut tonë, kur kishte në ballë Gjergj Kastriotin Skënderbeun.

Faleminderit xhaxhi Xhevat !
Faleminderit dhe ty Ardit Gjebrea, që di dhe ke energji gjithmonë t’u ofrosh shqiptarëve përmes ekranit atë ushqim shpirtëror që nuk e blejmë dot në asnjë market.
Edhe njëherë faleminderit për të dy.


Loading...
loading...