Një opinion i imi mbi mardhëniet shqiptaro-kroate

Mardhëniet shqiptaro -kroate kanë pasur ulje dhe ngritje mes tyre që nga MSKS e deri sot !
Ne shqiptaret e kam thenë gjithnjë vëllezer i kemi veç shqiptaret dhe askënd tjetër e shqiptari i mirë i sheh gjërat vetem nga prizmi kombëtar e jo sentimente tjera !
Po lexoj që në ish Jugosllavi shumë kroat kanë bo zullum po e vërtet është por kanë bo zullum udheheqja e kohes e shqiptarve dhe shumë shqiptar madje ma te zi se okupatori kriminal jugosllav.
Po lexoj se mbi 3000 shqiptar luftuan për Kroaci e shumë u plagosen u vranë kundër Serbisë , e asnjë kroat nuk luftoj për ne !
Ata mijera shqiptar që luftuan ishin ajka jonë ata mezi priten me luftuar shkjaun e na nuk mund presim të tjeret mu radhit me ne kur në luftën tonë çlirimtare mbi 90% e shqiptareve e bojkotuan luften dhe penguan atë duke prit mos liria vjen nga qielli e njerzit tanë kanë ik kanë lenë nënë babë udheve e ik …
Po Kroacia çfarë bëri për ne ?!
Zagrebi u dha dy taborreve shqiptare lpkist dhe pacifist mundesi manovrimi disa min 5 në radio dhe shumë sportist shqiptar u integruan atje si dhe biznesi shqiptar pati një hov të kënaqeshem.Politika kroate me dekada po na mbështet në shumë fusha .
Federata kroate ndihmoj dy federatat tona të futbollit si dhe loboj për pranim të Kosoves në FIFA FIBA KOK etj .
Tash ne na bashkon urrejtja që kemi si kroatet si boshnjaket si ne shqiptaret ndaj Beogradit Serbisë për gjenocidin e kryer mbi ne prandaj dhe ne e përkrahim Kroacinë ashtu siç na përkrahen dhe ata ne në Euro 2016 në Francë .
Jemi vetëm miq kaq , sepse vëllezër jemi vetem ne mes vete .
Erald SelcaStrugaLajmStrugaLajm

StrugaLajm

Loading...
loading...