Një përkujtim i vonuar!(Shokut, mikut…Mehmet Latifi)

Lebit Murtishi

Një përkujtim i vonuar!StrugaLajmStrugaLajm

(Shokut, mikut…Mehmet Latifi)StrugaLajm

Asnjë shkronjë smë qaset sot...si dje, si pardje e gjer në takimin tonë të fundit e gjer atje ku ecet praptazi...E si ta pranoj për të fundit atë takim që mbeti i fundit...Erdha i qullur gjer në lëkurë nga Protesta që bëmë ne, ne nja 50 a pak më shumë shqiptarë, për Almirin e vogël...Ti, në vendin tënd, kishe dërguar Anitën tënde të vetme dhe një grusht helm të verdhë nga gjiri yt i djegur...Dhe bëmë shaka me vdekjen që sillej hatas diku rreth nesh, duke shkëmbyer duhan të fortë, si dy sfidantë të pabindur të saj...Por kush besonte se ajo, pas ndonjë ore a ndonjë dite do rrëmbente njërin prej nesh...Dhe për çudi të zgjodhi ty...Unë vazhdoj sfidën i vetëm, pa dashur të pranoj se ti sje më në atë front…Unë kujtoj veç atë ditë që pimë duhanin më të fortë…U takofshin nëparajsë shoku im, miku im…


Loading...
loading...