Një vit pas përmbytjeve në Hasanbeg

Para një viti, gjegjësisht më gjashtë gusht ndodhi katastrofë natyrore, kur vërshimet përmbytën lagjen e Hasanbegut dhe Stajkovcit.

Si pasoj e vërshimeve humbën jetën 23 persona. Pas këtyre vërshimeve banorëve të lagjeve të lartpërmendura iu dashtë disa muaj që t’i kthehen jetës normale.

Edhe pse shumë aktivitete shoqërore, humanitare nga vendi e rajoni, sërish edhe pas një viti shumë prej banorëve të kësaj lagje vazhdojnë të jetojnë në kushte të mjerueshme si pasojë pamundësisë për restaurim apo rindërtim të shtëpive të tyre. Disa prej tyre për një kohë të gjatë jetuan në konvikte e familjarë.StrugaLajmStrugaLajm

Ndërkaq, pak ditë më parë janë paguar rreth 46 milionë denarë për kompensimet e dëmeve nga përmbytjet që kanë ndodhur në vitin 2016 në Komunën e Gazi Babës, më saktë për dëmet e serrave dhe për të mbjellat shumëvjeçare, informoi sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski para banorëve të fshatit Hasanbeg.StrugaLajm

Informoi se në fazën përfundimtare janë edhe një numër i vogël i sendeve, të cilave u kanë munguar dokumente të caktuara dhe procesverbale jo të plota që vlerësimi të mund të kompletohet dhe të paguhen plotësisht.

In : Aktuale

Loading...
loading...