Një vjedhje e pazakontë në Strugë!

Hajduti D.M.(31) nga Struga është futur në shtëpinë e bashkëqytetarit dhe ka vjedhur 700 euro, 5.500 denarë dhe 22 dollarë amerikane.

Për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale ‘vjedhje e rëndë’, stacioni policor ka ngritur padi penale ndaj 31 vjeçarit. Vjedhja është kryer gjatë periudhës 7 deri 14 gusht të këtij viti.

Nuk raportohet për dëme apo dyer të thyera, sepse hajduti ka gjetur çelësin e derës kryesore nën qilim dhe pa asnjë pengesë është futur në shtëpi. Janë marrë masa për gjetjen e autorit dhe zbardhjen e rastit.

 

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...