NJË FILLIM VITI JO SHUMË PREMTUES PËR ARSIMIN SHQIP NË NMK!

Medai Shaholli

Një fillim viti shkollor jo aq premtues për nxënësit shqiptarë këtë shtator po fillon.
Jo me shumë përkushtim dhe përgatitje ka filluar edhe ky vit shkollor nga ana e Ministrisë së Arsimit (ku ministër ka rastisur të jetë një servil integrist shqiptar) për nxënësit shqiptarë në NMK.

Arsimi është çelësi i pajisjes së një populli me dije dhe dituri i domosdoshëm edhe për fëmijët shqiptarë. Rezultatet fatkeqsisht kanë qënë jo të mira.

Arsimi shqip sot në NMK është katandisur si mos më keq, ku me një kuadër arsimor mediokër, kemi arsimtarë dhe profesorë, nxënës dhe studentë shqiptarë që për çudi janë të vetmit në rajon që nuk e shkruajnë drejt gjuhën e tyre sipas drejtshkrimit, ndërsa sllavishten e shkruajnë pa gabime.
Paradoks i paparë ky ndër shqiptarët jashtë Shqipërisë administrative.StrugaLajm

Atë që nuk arriti ta realizoj Qubrilloviqi me programin e tij të pastrimit etnik po e realizojnë partitë tona të koalicionit qeverisës në krye me DUI-n e Ali Ahmetit, që me politikën antishqiptare të diskriminimit etnik ndikuan duke i zbrazur klasët nga nxënësit shqiptarë të cilët çdo ditë e më shumë po i bashkohen prindërve të tyre për një jetë më mirë drejt perëndimit.

Ky ishte zhgënjimi i shumë deleve shqiptarë që besuan në fjalët e bukura të ujkut Zajko për një jetë më të mirë për të gjithë.
Si rezultat i kësaj politike antishqiptare të bashkërenduar nga qeveria në koalicion me subjektet shqiptare jemi në këtë nivel që jemi, ku në krahasim me nivelin e ngritjes arimore me sllavët nxënësit dhe studentët shqiptarë janë inferiorë.

Shumë nxënës perspektivën e shohin jashtë dhe drejt perëndimit, ndërsa të pakët janë ata që s’e kanë këtë mundësi dhe vazhdojnë shkollimin në Universitetet tona, shkolla këto ku blihen dhe shiten diploma që si përfundim diplomohet mediokriteti e paraja dhe jo dija.StrugaLajm

Po t’i hedhim një sy arsimit shohim që në shkollë shkohet se është obligim prindëror e “shtetëror” dhe jo vullnet për tu pajisur me dije as përgjegjësi për t’u edukuar dhe arsimuar. 
Ky degradim ka ndodhur nga pas shpallja e pluralizmit dhe vazhdon të përkeqësohet nga viti në vit.
Përgjegjësit duhen kërkuar nga Ministria e Arsimit deri te kuadri mësimor për neglizhencë dhe anashkalim të kritereve mësimore në shkollat tona në gjuhën shqipe.

Unë po përmend një studim vlerësim që është bërë së fundmi për ranglistën e Universiteteve në botë ku Universitetet shqiptare janë në fund të listës, barabartë me shtetet e Afrikës.
Për radhitjen brenda vendit Universiteti i Tetovës radhitet nga fund të listës,
kurse ai sllavisht Cirili dhe Metodi qëndron në vendin e parë!

Ky vlerësim flet qartë se ku janë katandisur Universitetet dhe shkollat tona instutucione të dijes dhe diturisë ku profesorët s’janë profesorë që pajisin me dije dhe dituri studentët dhe nxënësit shqiptarë, por janë shitës të diplomave si monopol i DUI-t në ekonominë e tregut brenda kampit shqiptar.

Këto janë vlerësimet më të ulta për arsimin shqipnë NMK. 
Uroj që arsimtarët e rrethit të ndërgjegjësohen për gjendjen që kalon arsimi shqip jo vetëm në Strugë por edhe në rrethet e tjera.

Urime dhe suksese nxënës shqiptarë drejt dijes dhe diturisë!

In : Aktuale

Loading...
loading...