‘Njeriu bëhet budalla vetëm një herë në jetë’, Roberti zbulon planet për një martesë të dytë

Ish-çifti Nora Istrefi dhe Robert Berisha prej disa kohësh janë në qendër të mediave rozë.

Në filim ata pranuan divorcin dhe më pas që kanë mbetur miq shumë të mirë.

Ndonëse, së fundmi Roberti është përfolur për një lidhje të re me modelen Xhesika Kadiu, ai ka treguar se nuk e ka në plan martesën.

Në një intervistë për revistën “Story”, këngëtari ka theksuar se nëse nuk do të kishte fëmijë ndoshta do e mendonte si mundësi.

‘Njeriu bëhet budalla vetëm një herë në jetë, nuk kam ndërmënd të bëhem sërish. Nëse nuk do të kisha fëmijë, mbase do e mendoja të martohesha për të përjetuar atë kënaqësi. Edhe profesioni im nuk më lejon të kem një martesë të dytë’, ka treguar Roberti.


Loading...
loading...