“Njeriu në luftë me jetën”

Jeta nuk është një rrjedhë me të cilën do mund të notosh si të duash, ajo shumë herë mundohet të të mbys, por ti mblidh forcat dhe kujdes në cilën anë do mund të dalësh më shpejtë në tokën e shpëtimit.

Ti duhet të njohësh të gjitha energjitë e mundshme që posedon brenda qenies tënde, njeri!
Nëse kërkon paqen e jetës e ke gabim, sepse ajo kurrë nuk ta jep atë, por nëse ti dëshiron t’i tregosh jetës se çka është paqja lufto për atë derisa djersët e ballit të të thahen, kërko llogari prej saj, kërko llogari edhe nga vetja është e vetmja mënyrë për të arritur synimet.
Të arratisesh nuk është zgjidhje, mbase kjo është një ndër kënaqësitë që do t’ju falje armiqve të tu, por të krijosh bindjen përtej rrënjëve të shpirtit duke e inspiruar unin tënd me fjalën UNË MUNDEM, është arma më e fortë për të rrëzuar kundërshtarët që pikërisht do t’i takosh gjatë rrugëtimit për aq kohë sa merr frymë, për aq kohë sa tik-taket e zemrës të punojnë, për aq kohë sa gjaku në trupin tënd ende është në gjendje të qarkullojë.
E kur këto të mos punojnë, atëherë dije se jeta nuk ekziston, por fillon etapa tjetër, fillon bota e amshimit atëherë vetëm një gjëje frikësoju, se a do mund të dalësh i pastër apo do jesh një nga banorët në ferrin e fundit që ashpër e përshkruan çdo libër i shenjtë.StrugaLajmStrugaLajm

Bekim IsmaniStrugaLajm


Loading...
loading...