Normalizohet qarkullimi ajror në aeroportin e Shkupit

Këtë mëngjes, nga aeroporti i Shkupit janë realizuar dy fluturime, një për në Londër dhe i dyti për në Getegorg, pasi që dje pasdite dhe mbrëmë për shkak të mjegullës dhe uljes së dukshmërisë fluturimet ishin shtyrë ose ishin transferuan në aeroporte të tjera.

Nga sistemi i informacionit në faqen zyrtare të aeroportit “Shkup” mund të shihet se disa fluturime në dhe nga Shkupi kanë vonesa prej disa orësh.StrugaLajm

Ulja e parë në aeroportin në Shkup ishte në orën 2 pas mesnate, kur një aeroplan i Uizerit arriti nga Frankfurti.StrugaLajm

Për shkak të mjegullës dhe dukshmërisë së zvogëluar nga pasditja e djeshme, fluturimet nga Aeroporti i Shkupit u anuluan ose u transferuan në aeroporte të tjera.

In : Aktuale

Loading...
loading...