Notimi i nxënësve pa standarde

Pavarësisht të gjitha argumenteve kundër vlerësimit ekstern të nxënësve (2013-2017) dhe defekteve që kishte gjithë ai proces, shkollat nuk është mirë të mbeten pa një mekanizëm kontrolli në drejtim të përmirësimit të cilësisë së notimit

Laura PAPRANIKU

Shkup, 13 mars – Largimi i eksternes nga shkollat fillore dhe të mesme vërtetë që ka shpëtuar shkollat nga tollovia e padobishme që shkaktonin testimet e qindra mijëra nxënësve në periudhën e përfundimit të vitit shkollor (për nxënësit nga klasa e katërt e arsimit fillor deri vitin e parafundit të arsimit të mesëm) dhe në përfundim të gjysmë vjetorit të parë (për nxënësit maturantë), mirëpo nuk do të thotë se shkollat nuk kanë nevojë për kontroll në mënyrën e vlerësimit (notimit) të nxënësve, shkruan gazeta KOHA. Sipas shumë ekspertëve të fushës, shkollat duhet të punojnë në gjetjen e mekanizmave dhe standardeve të tjera të vlerësimit të nxënësve, sidomos për lëndët e matematikes dhe shkencave natyrore.

Mekanizmat e rinj mund të mos jenë me kontroll të jashtëm, si në rastin e vlerësimit ekstern të nxënësve, i cili zgjati nga viti 2013 deri në vitin 2017, por është koha që të gjenden forma të tjera më të përshtatshme për të rritur cilësinë e notimit të nxënësve. Kjo, duhet të jetë një imperativ pavarësisht përvojës jo të mirë që kishte Maqedonia me vlerësimin ekstern, i cili dështoi jo sepse sistemi arsimor nuk ka nevojën e mekanizmave të kontrollit, por sepse nuk ishin gjetur instrumentet përkatëse për të pasur një kontroll real dhe të pa ndikueshëm nga faktor të tjerë të jashtëm.StrugaLajmStrugaLajm

Të gjithë janë dakord se për nga forma se si zbatohej vlerësim ekstern i nxënësve në Maqedoni, i gjithë ai procesi u kthye në një farsë të kontrollit të diturive, vlerëson Merita Arifi, mësimdhënëse në shkollën fillore “Panajot Ginovski” në Shkup. Kështu që, sipas saj, kontrolli për nivelin e njohurive të nxënësve dhe rrjedhimisht edhe për cilësinë e notimit të tyre nga ana e mësimdhënësve, dështoi të jetë një vlerësim kredibil.

Sepse, “ai vlerësim kishte dobësi të thella sa i përket objektivitetit të notave që marrin nxënësit në testimet përkatëse”. Përveç kësaj, sikurse pohon Edmonda Miftari, mësimdhënëse në po këtë shkollë, “jo të gjithë nxënësit testoheshin në kushte të barabarta”. Për pasojë, vëren më tej ajo, ishte i pa qëndrueshëm edhe parimi i testimit të nxënësve me teste të njëjta për të gjithë. “Argumentet përse duhej ti jepej fund atij eksperimenti janë të shumta. Megjithatë, duhet menduar që edhe kjo mënyrë e notimit të nxënësve, sikurse është tani e vite të tëra të ndryshojë disi. Duhet të vendosen standarde të reja për mënyrën e vlerësimit të nxënësve” , shprehet Miftari.StrugaLajm

Në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (MASH) faktikisht nuk kanë një analizë të plotë rreth dobësive dhe pikave pozitive të vlerësimit esktern (2013-2017) ashtu sikurse nuk e kanë një gjë të tillë as në Qendrën Shtetërore të Privimeve (QSHP) apo në Byronë për Zhvillimin e Arsimit (BZHA). Këta të fundit, pohojnë se janë duke punuar në drejtim të përmirësimit të cilësisë së notimit të nxënësve nga ana e mësimdhënësve të shkollave fillore dhe të mesme.

Në drejtim të kësaj thonë se kanë organizuar trajnime, me arsimtarë të matematikës dhe lëndëve tjera të shkencave natyrore.

Vitin e kaluar në kuadër të një projekti, të financuar nga programet “Erasmus +”, BZHA organizoi dy herë radhazi trajnimin e mësimdhënësve të lëndëve në fjalë, duke sjellë profesorë të dëshmuar nga Universiteti i Kembrixhit (Britani të Madhe) dhe Universiteti Ndërkombëtar i Aflatounit (Mbretëria e Hollandës). Qëllimi i këtyre trajnime ka qenë të risin cilësinë e notimit të nxënësve dhe krahas kësaj të riteve dhe kriteret e vlerësimit të nxënësve në këto lëndë, me qëllim të përafrimit me standardet e shteteve të zhvilluara evropiane. (koha.mk)

In : Aktuale

Loading...
loading...