Nuk duhet t’i harrojmë ata që falën gjithçka për Atëdhe

A duhet dëshmi tjetër(meqë edhe do ketë)se lufta jonë ishte e përbashkët gjithëshqiptare të pjesës së ndarë nga trungu Shqipëri!
Të gjitha regjimet na vranë në forma të ndryshme,nga ai Jugosllav,Serb,Maqedon,përkatësisht qeverit e tyre,qoftë të asaj apo të kësaj kohe“demokratike“ pa përjashtime.Nëse ne këtu në shtetin e maqedonisë,gradualisht kemi filluar të harrojmë ata të cilet falën gjithçka për Atëdhe,për Ne,dhe të njejtit lanë Amanetin,porosinë,për gjeneratat pasuese,për të ecur rrugës së Tyre.Dëshmorët nukë votojnë,Ata vulosën pavdeksinë e Tyre,Prandaj shembulli i Kryetarit Fatmir Deari duhet ndjekur pa përjashtime,nga të gjithë,mbase në çdo qytet Shqiptarë ka Dëshmorë të kohërave të ndryshme të cilët nuk ishin anëtarë të asnji Partie politike,por anëtarë dhe udhëheqes të Organizatave,Lëvizjeve dhe formacioneve të ndryshme ilegale deri te Luftëtarët e luftërave Çlirimtare.Pavarsishtë neglizhencës tonë(edhe unë bëj pjesë aty)dy Shtetet tona nuk rrynë duarkryq.Qeveritë e Tyre,kanë caktuar komisione të posaçme(që neve na mungonë)për të bërë vlerësimet e kategorive të Luftëtarëve dhe Veprimtarëve nga të gjitha viset Shqiptare,duke filluar nga Dëshmorët Beqir Limani Kërçovë dhe Arif Seferi Kumanovë,që vlerësohen me çertifikat „Dëshmor i Kombit“.Komisionet përkatëse do vazhdojnë me hulumtime të kategorive të dëshmorëve të tjerë…..!
Lavdi!
28.09.2017
Luan Veliu

StrugaLajmStrugaLajm


Loading...
loading...