Nuk ka shtrenjtim të rrymës!

SHA ELEM nuk do të kërkojë rritje të çmimit të energjisë elektrike, ndërsa humbjet nga importi i rrymës së shtrenjtë në janar të këtij viti për shkak të temperaturave ekstrem të ulëta, kompania i mbuloi me prodhim të rritur, me importin më të lirë në mars dhe prill të këtij viti, si dhe me eksportin në nëntor dhe dhjetor vitin e kaluar, paralajmëroi drejtori i përgjithshëm, Hristian Mickovski.

Ai theksoi se kompania pas tre muajve të parë të vitit gjendet në kondicion të shkëlqyeshëm financiar.StrugaLajm

“Rrymë kemi eksportuar në nëntor dhe dhjetor, në janar kemi blerë rrymë të shtrenjtë, pastaj e kemi furnizuar lirë. Do të tentojmë të blejmë rrymë të lirë deri në qershor, kur do të përfundojë ky vit rregullator. Në tre muajt e parë kompania ka përfitim nga tatimi me vlerë prej 7,5 milionë euro. Kjo është edhe një tregues për politikat e drejta dhe mënyrën e menaxhimit të kompanisë dhe se nuk do të kërkojmë rritje të çmimit”, tha Mickovski. Sipas mendimit të tij, çmimi i rrymës mund të rritet vetëm në situatë të liberalizimit të tregut të rrymës, i cili tani për tani planifikohet në vitin 2020. Për shkak të gjendjes së tillë, shtoi ai, një pjesë e madhe e kompanive të cilat e kanë plotësuar kushtin për liberalizim, vendosin të mbesin në tregun e rregulluar, ndërsa ashtu pritet të veprojnë edhe qytetarët.StrugaLajm

Ai paralajmëroi se gjatë periudhës së ardhshme SHA ELEM do të realizojë disa investime që kompania të jetë konkurrente në tregun në korniza rajonale kur do të paraqitet liberalizimi. Çmimin e ri të rrymës, Komisioni rregullator për energjetikë do ta konfirmojë deri nga fundi i qershorit, ndërsa do të vlejë nga 1 korriku. Në të llogariten harxhimet e kompanive energjetike ELEM, MEPSO dhe EVN Maqedoni. Gjatë dy viteve të fundit, çmimi i rrymës për amvisëritë u zvogëlua.

In : Aktuale

Loading...
loading...