Nuk kishte ndodhur: Milaim Zeka e merr vajzën e vogël në parlament

Shpeshherë në ballinat e mediave ndërkombëtare vend të veçantë zënë lajmet e deputeteve që marrin fëmijët e tyre në Kuvend.

Mirëpo, një veprim i tillë nuk është parë asnjëherë në Kuvendin e Kosovës, e as që është menduar që një deputet ta merrte me vete fëmijën në seancë.

Deputeti i Nismës, Milaim Zeka ka marrë me vete vajzën e tij me të cilën është ulur në sallën e Kuvendit.StrugaLajmStrugaLajm

Duket se Zeka është frymëzuar nga veprimi i një deputetes së Kuvendit të Australisë, atë të senatores së Queensland, Larissa Waters, e cila kishte marrë me vete në Parlament vajzën e saj dhe e ushqente me gji.StrugaLajm

Në fotografitë e publikuara, Zeka shihet teksa i jep ujë vajzës së tij.


Loading...
loading...