Nusja kërkon divorcin vetëm 3 minuta pas martesës, arsyeja e drejtë?

Arsyeja pse një çift në Kuvajt i ka dhënë fund martesës vetëm tri minuta pasi i thanë PO njëri-tjetrit, është bërë virale në mbarë botën.

Për shumicën prej nesh, kjo mund të duket qesharake, por për protagonisten e dasmës nuk është konsideruar aspak e zakonshme.

StrugaLajmStrugaLajm

Sipas “Q8 News”, nusja ka kërkuar divorcin vetëm tri minuta pasi ka firmosur kontratën martesore duke regjistruar kështu martesën më të shkurtër në histori.StrugaLajm

Ndërsa ishin duke lënë sallën e gjykatës pasi firmosën zyrtarizimin e dashurisë, nusja është penguar gjatë rrugës, por në vend që t’i jepte një dorë e ta ndihmonte, bashkëshorti i saposhpallur e quajti “budallaqe”. E zemëruar nga reagimi i tij, gruaja është kthyer sërish në sallë dhe i ka kërkuar avokatit të nisë menjëherë procedurat e divorcit. Me gjithë kundërshtimin e dhëndrit, vendimi i nuses nuk u kthye mbrapsht.

“Nëse më fyen vetëm tri minuta pas martesës, imagjino çfarë do të ndodhë në të ardhmen”,- ka thënë ajo duke respektuar deri në fund vendimin e saj.


Loading...
loading...