NXENESIT PYESIN PSE…?-Feti Meta

Feti Meta

Nga dita ne dite,nga ora ne ore,me mesimin “on line”,jemi bere bashke me nxenesit tone te dashur,ku ndajme dhe sqarojme mesime dhe mendime,per situaten aktuale!Ato jane te njome,jane minorene,jane te dashur,por jane edhe kurioz,duan te dine a do rifilloj mesimi shkollor dhe t’ju plotesohen deshirat e planifikuara qe me heret?! Ato shtrojne pyetjen,derisa ju ligjeron mesim…dhe pyesin Pse nuk kthehemi te pakten per keto jave qe na kane mbetur,ne shkolle?! Eshte e rende deri diku t’u spjegohet,mbase me fjalen Pse,autori shqiptar Sterjo Spasse,ndertoi nje roman te vetem,me titullin “Pse”. Mesimdhenesit,te mos harrojne,qe po ato nxenes erdhen ne shkolle,te mesuar nga prinderit,si te shkruajne emrin e tyre,si t’i lidhin kepucet,si t’i numerojne parate,te ngasin biçikleten,te kene kujdes per shendetin,ecja ne rruge,qe pastaj kur te pyesin Pse,duhet t’ju pergjigjemi.Ja pra,duke pyetur dhe ato qe mbarojne Ciklin e ulet shkollor,e kane enderruar naten e tyre te hareshme,te cilen e kane festuar çdo gjenerate,tani hajde dhe sqaroja me ose pa justifikim,sepse ndodhe qe e humbe imazhin e mesuesit,nese ke qene idol i tyre,por kuptohet qe nuk eshte ne kompetencen e mesuesit,per t’u mbetur fajtor! Pra,sot me shume se kurre(shkaku i pandemise),kjo pyetje Pse shqiptohet prej te gjitheve,pavaresisht thenies nga miliona njerez me forma te ndryshme,por me semantiken e njejte,thuajse ka fituar autoresine dhe pse jo dhe privatesine e saj.Ajo i perket gjithesesi shkrimtarit te madh Sterjo Spasse.Ja qe,pse pyet autori S.S.,pse pyes une,pyet ti,pyesni Ju,pyesin edhe me te dashurit tone,nxenesit.Edhe shume pyetje i bene te moshuarit te mençur,per jeten;ç’ eshte jeta per ty…por vdekja,cila eshte kafsha me e eger,ketu ju tha, njeriu!Eh!Sterjo Spasse nuk e gjeti “Psene”?Por,ai guxoi dhe e beri romanin “Pse”! Ndersa,psete tona dhe mbare njerezimit,fillojne tek ngushellimi njeri me tjetrin per situaten.Pse na ndodhi kjo gjeme,pse rrime mbyllur,pse nuk shkojme ne shkolle,pse ky ndeshkim…etj etj?!Kjo pse eshte sfida jone e perbashket,e nese dhe ne nuk pyesim dhe meditojme pozitivisht,kuptohet ne kuader te se mundures,brezat do te thone: S’bene gje…u bene bashke me shkakun…dhe retorika vazhdon,me pikepyetje dhe me pikeçuditje! Per ne fund;pa kerkuar lemoshe,pa u keqekuptuar…te dashur udheheqes,krijoni kushte(sipas mundesive,ato javet e fundit te Majit)t’jua kthejme buzeqeshjen atyre,per te cilet egzistojme Ne,Ju dhe mbare Bota qe ka filluar te gjeneroj!Feti Meta!


Loading...
loading...