O njerëz, mos na i vrisni gjyshërit!

SHKRUAR MË 29 MARS 2020

Nga Mina Qirici

Mbrëmë deputeti italian me fjalë të përlotur, tha fjalët epike: Jemi një qytet pa gjyshër. Një dhimbje përtej dhimbjes”.

Dhe m’u kujtua gjyshi im i mirë. Dhe më erdhi para syve portreti i tij fisnik. Me flokët e bardhë si dëbora. Dhe vështrimi i tij i ëmbël si nektar lulesh në pranverë. Dhe zëri i ngrohtë kur më tregonte përralla, që i krijonte enkas për mua. Jam rritur me përrallat e gjyshit tim. Jam rritur me dashurinë e tij.

Më mbështeste në gjoks dhe më çonte në çerdhe, kur isha fare i vogël. Në shi, dëborë apo zhegun e vapës. Më priste në derën e shkollës fillore, deri sa binte zilja e fundit e mësimit. Më merrte çantën dhe më puthte në ballë. Unë i puthja duart e rreshkura vitet. Sa e sa përkëdhelje kisha marrë nga ato duar? Me mijëra? Jo me miliona! Kur sëmuresha më rrinte te koka. Më vinte mbi ballë, leckat me ujë të ftohtë, në ballin e përvëluar nga temperatura. Dhe më tregonte përralla. Më përkëdhelte. Më këndonte këngë. Ato ma hiqnin dhimbjen.StrugaLajmStrugaLajm

E si mund ta harroj gjyshin tim?! Ishte ai që më mësoi për herë të parë notin, biçikletën, si të mbaja lapsin, si të lexoja librin e parë. Jo se të gjitha këto nuk m’i bënin prindërit, por unë i doja nga gjyshi im i mirë.

Mbesa ime e vogël, duke ndjekur me trishtim kronikat televizive nëpër rrugët e Italisë, apo dhe gjetkë, me makina ushtarake që transportojnë trupat e pajetë të njerëzve të moshës së tretë, më shikon në bisht të syrit tek flasim me celular dhe pyet me dhimbje:

O gjysh përse kërkojnë jetët tuaja?StrugaLajm

Vrapon nëpër dhomë , ulëret me sy të përlotur.

O njerëz mos na i vrisni gjyshërit!

Kemi dy javë të karantinuar, dy javë pa i puthur ballin dhe sytë e bukur. Lajmet matanë Adriatikut janë të frikshme. Mijëra njerëz të shuar nga Covid-19. Gati të gjithë të moshës së tretë. Nuk i përcjell askush në banesën e fundit. Nuk kanë as varr t’u çojnë një tufë me lule. Përfundojnë në hi.

A mund të ndërtohet një e ardhme duke zhdukur të kaluarën? Mos vallë kërkohet një botë pa gjyshër? Nga kush dhe përse?

O njerëz, mos na i vrisni gjyshërit. Është thirrja e të gjithë nipërve dhe mbesave të planetit./dritare.net


Loading...
loading...