O SA MIRË TË JESH STRUGAN NË TIRANË

DJE NË TIRANË 8.12.2019

O SA MIRË TË JESH STRUGAN NË TIRANË

Dje në Tiranë pata nderin dhe kënaqësinë të marrë pjesë në dy evenimente me rëndësi kombëtare!

  1. Më ftesë të Shoqatës,,JEHONA SHQIPTARE” isha i ftuar special por edhe si përfaqësues nga Republika e Maqedonisë Veriore në Festivalin garues të Aktrimit për të rij nga mbarë trojet shqiptare! Garuese nga ana jonë ishte nxënësja Emira Seferi e cila na prezantoi denjësisht dhe nga juria në përbërje nga ikona e kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa, aktori i madh Pajazit Murtishi dhe shkrimtarja Kozeta Zavalani në konkurencë mjaft të madhe u vlerësua me dy çmime, më me rëndësi vendi i parë Si interpretuese më e mirë! Drejtoresha e Festivalit Zamira Korançe moderatorja e mirënjohur Silvana Braçe si dhe juria dhe gjith pjesmarrësit ngelën të mahnitur nga Emira! Kënaqësinë dhe krenarinë tjetër na dhuroi aktori Pajazit Murtishi! Këtë festival e nderuan edhe këngëtarë të tjerë si miku im Hysni Hoxha këngëtarja Kristina Ndoja!Kënaqësinë e veçantë më dhuroi takimi me mikun tim të palodhurin e çështjeve madhore Kryetarin e AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE E ARTEVE SHQIPTARO-AMETIKANE DR Skender Kodra në shoqëri të mikeshave të nderuara Fatmira Lami dhe Naime Gjongecaj pa harruar kurrë këtu ish luftëtaren e UÇK miken strugane Rajmonda Malecka!
    Për të marrë frymëzim guxim dhe udhëzim takova edhe një mik tjetër (ish ushtarak të cilin e respekoj jashtë mase)
  2. MBRËMJE GALA
    Me inicijativë të të madhes Inva Mula u organizua koncert humanitar për të mbledhur fonde për të ndihmuar të dëmtuarit nga Tërmeti!
    Ishin tubuar elita e artistëve këngëtarëve dhe aktorëve me në krye Inva Mula, Mirush Kabashi, Irma Libohova, Aurela Gaçe mikja ime e nderuar dhe respektuar Princesha Elia Zaharija si dhe dihet dy struganët gjigant Pajazit Murtishi dhe Xhevat Limani që lan spektatorët gojëhapur! O sa mirë të ishe strugan në Tiranë dje! Agim Dauti


Loading...
loading...