OHRI DHE PRESPA: Jeta dhe legjendat mes dy liqeneve

Maqedonia është një nga ato emra magjikë, tingulli i të cilit të pushton shpirtin si një ushtri prej një mijë magjistarësh. Në këtë rast magjistarët maqedonas, të cilët në memorien e tyre kolektive kanë legjenda dhe epope, sidomos mbi Aleksandrin e Madh, udhëheqësin me njërin sy ngjyrë kaf dhe tjetrin blu, që mësoi botën nga Aristoteli dhe mbërriti deri në kufijtë e Kinës, duke përhapur kulturën greke. Ai vdiq i ri në Babiloni, por lindi në Pela, më pak se 200 kilometra në lindje të parkut Kombëtar të Galiçicës, destinacioni i udhëtimit tonë. Maqedonia historike e Aleksandrit, një rajon i bukur dhe me një natyrë të ruajtur mirë, është e ndarë në mesin e gjashtë kombeve:Republika e Maqedonisë, Greqia, Bullgaria, dhe më pak në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi. Parku gjendet në Republikën e Maqedonisë, por Pela është e vendosur në Greqi, përtej kufirit. Dhe parku sigurisht që e meriton një pelegrinazh. Parku Kombëtar i Galiçicës, parku më i ri kombëtar i Maqedonisë, i themeluar në vitin 1958, është vendosur ndërmjet Liqenit të Ohrit (695 metra mbi nivelin e detit) dhe Liqenit të Prespës (853 metra).

Rëndësia e tij ekologjike varet kryesisht nga shumëllojshmëria botanike ekstreme. Në këtë drejtim, më shumë se 1 mijë specie e bëjnë parkun një nga depozitat më të pasura botanike në Evropë. Ndër më të rëndësishmet janë disa relike të epokës së Pliocenit, bimë që këtu kanë arritur t’i mbijetojnë Epokës së fundit Akullnajore: për shembull Morina Persica, me gjethet e saj gjembaçe, Stipa Mayeri, Graminacea e butë, Ramonda Nathaliae me lule jargavani dhe Phelypaea Boissieri që i ngjan lulëkuqes.

NJË THESAR I BIODIVERSITETIT

Në mesin e faunës, vëmë re praninë e dhisë së egër, nganjëherë edhe të ariut dhe rrëqebullit, i rrallë në Evropë, dhe këtu i pranishëm si nënspecie rrëqebulli i Ballkanit, që për shkak rrallësisë së tij (30-35 syresh të llogaritur në Republikën maqedonase), i nënshtrohen një regjimi mbrojtës të veçantë. Diversiteti i madh biologjik i Parkut konfirmohet nga prania e 171 lloje vertebrorësh (ku përjashtohen peshqit e liqenit), duke përfshirë 10 amfibë, 18 zvarranikë, 124 zogj dhe 19 gjitarë. Por me interes të madh janë edhe jovertebrorët, për të cilët fotografi Skot Dejvid Meitlend i është përkushtuar në mënyrë të veçantë. Galicica, që ka marrë emrin nga mali, ndan liqenin e Ohrit nga ai i Prespës. Në një nga majat, Goga (1.737 m), ju mund të kënaqeni me një pamje panoramike të të dyja pasqyrave ujore. Nga pikëpamja kulturore, gjenden shumë relike të rëndësishme arkeologjike romake, bizantine, mesjetare, të gjetura sidomos në ishullin e Maligradit (ose “Qyteti i Madh”), në Liqenin e Prespës.

Por s’mund të harrohen palafitet e fshatit të zhytur në liqenin e Ohrit, që datojnë më shumë se 5 mijë vjet më parë. Palafite, fortesa, kisha e manastire, sa shumë forma të ndryshme! Ajo që është e habitshme, përballë memecërisë së dëshmive njerëzore, është aspekti i pandryshueshëm i natyrës, gati i njëjtë për miliona vjet. I pandryshueshëm dhe garantues, ndoshta hyjnia e vërtetë dhe unike.StrugaLajmStrugaLajm

TURI TURISTIK NË 3 LIQENE DHE 3 KUFIJ

Habisin: larmia e peizazheve natyrore që e rrethojnë, gjendja e mirë të rrugëve të asfaltuara që e rrethojnë dhe trafiku shumë i pakët, me përjashtim të zonave urbane. Liqenet e Maqedonisë duket të jetë bërë enkas për turistët e apasionuar pas çiklizmit, madje edhe ata fillestarë. Ngjitjet e denja për këtë emër janë në fakt të rralla, dhe mbi të gjitha të shkurtra. Liqeni i Ohrit është sigurisht më i famshmi dhe i njohuri.

Linja rrugore e këtij parku është mjaft e gjatë, dhe autobusët e mbushur me turistë për të vizituar sitet monumentale në brigje, mund të krijojë ndonjë vështirësi atyre që udhëtojnë me biçikletë. Liqeni i Prespës, që ushqen nëpërmjet një rryme nëntokësore Ohrin, është më i heshtur dhe i pasur në faunë. Disa dhjetëra kilometra më tej në veri, Liqeni i Mavrovës (i vetmi artificial nga të tre) shtrihet në një mjedis të lartë malor. Në fakt gjendet në 1300 metra mbi nivelin e detit, dhe pas plazheve të saj të vogla zgjaten gjurmët e teleferikëve. Emëruesi i përbashkët i tri destinacioneve të propozuara është pamundësia për të gabuar rrugë:mjafton të ndiqni gjithmonë rrugën më të afërt me ujin. Në çdo rast rrjeti rrugor i Maqedonisë në këtë zonë është disi i reduktuar, kështu që edhe udhëkryqet janë mjaft të rralla. Përderisa qendrat e banuara janë pak e larg njëra-tjetrës, para se të niseni për udhëtim duhet të bëni një furnizim të mirë me ushqime dhe mbi të gjitha mos harroni të merrni me vete një xhaketë të trashë:mjafton vetëm një re për të ulur temperaturën, dhe më mirë të mos kapeni të papërgatitur. (bota.al)StrugaLajm


Loading...
loading...