Olsa Toqi mes 10 kompozitorëve më të mirë në botë

Tiranë, 16 shtator 2017  Kompozitorja fituese e festivalit të RTSH-së me këngën “Përrallë”, Olsa Toqi, është duke marrë pjesë në një nga evenimentet më të rëndësishme të zhanrit operistik kontemporan, siç është “Internacional Opera Giaccomo Puccini” që u mbajt në Lucca. Toqi është përzgjedhur ndër shumë kompozitorë pjesëmarrës nga e gjithë bota në 10-shen më të mirë me anë të projektit të saj operistik, shkruan “Kult plus”. Nën kujdesin e kompozitorit Girolamo D’eraco, Drejtor i Clauster Italia, Toqi ka kompozuar Operan ‘Meladrama’ . Në Shqipëri opera e parë shqiptare “Mrika”, u kompozua më 1958, pak vite më vonë vijoi Skënderbeu dhe më pas nuk pati kompozime të tjera. Pas kaq vitesh Toqi është kompozitorja parë shqiptare që po kompozon Opera.StrugaLajm

StrugaLajm
In : Kulturë

Loading...
loading...