Opozita në Ohër akuzon:Mafia urbane po frymëzohet nga LSDM-ja

LSDM dhe kreu i komunës Konstantin Georgievski po e frymëzojnë mafinë urbane në Ohër edhe përkundër kërcënimeve serioze të qytetit që të humb titullin nga Unesko, kështu bëjnë të ditur nga VMRO duke shtuar se mafia urbane atje po ndërton vend e pavend dhe askush nuk jep përgjegjësi, transmeton Zhurnal.mk

Opozita thotë se në vend që të ndalohen urgjentisht ndërtimet pa leje, organet kompetente tashmë një javë po heshtin duke vërtetuar ajo se koalicioni parazgjedhor që tashmë po paguan fatura të larta.StrugaLajm

‘Kaluan edhe tre muaj që kur inspektorët komunal kanë dhënë afat prej 10 ditë që të largohen ndërtimet pa leje edhe ne kemi qenë dëshmitarë të kësaj, Georgieski po u jep guxim mafisë urbane dhe nuk kanë frikë aspak që të shkelin ligjin’, kështu akuzon Kiril Pecakov nga VMRO.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...