Opozita shqiptare bëhet bashkë në Stamboll (FOTO)

Opozita shqiptare në Maqedoninë e Veriut, është bërë pikë e pesë e asnjëherë nuk gjen gjuhë të përbashkët për asgjë. Liderët e opozitës shqiptare kalojnë kohën duke treguar se kush është më i forti dhe antarësia e tyre mbush profilet e facebook-ut duke u marrë me njëri tjetrin, se kush nga liderët e tyre është “ baba” i opozitës.StrugaLajmStrugaLajm

StrugaLajm

Teksa liderët e tyre grindavecë, ende nuk e kanë sqaruar se kush prej tyre duhet të mbajë vendin e nderit në “pleqninë opozitare”, kryetarët e komunave që drejtohen nga opozita, sapo dalin nga kufijtë e kontrollit të liderëve, i tregojnë botës se opozita di të bashkëpunojë. Në një foto duken bashkë kryetarët e komunave shqiptare që udhëhiqen nga opozita në RMV, por që të fotografohen kështu të buqzëqeshur, u desh të jenë në një tjetër vend. Fotoja është bërë në Turqi. Nuk jemi të sigurt nëse do ndjeheshin kaq rehat po t’ju ishte dash të takoheshin brenda vendit për të fol për hallet e banorëve në komunat e tyre./Lajmpress

In : Aktuale

Loading...
loading...